Pëson infarkt sapo futet në det, humb jetën e moshuara në Vlorë, viktima e tretë në qershor

Ndërron jetë një grua e moshuar në plazh në Vlorë. Pushuesja 71-vjeçe me inicialet L. R. ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë mëngjesin e sotëm në det te zona e njohur si plazhi i ri. Ajo ishte nën shoqërinë e bashkëshortit të saj. Edhe pse ndihma e parë iu dha me shpejtësi, pushuesja nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ndërkohë të ndodhur në këtë plazh publik pushuesit apelojnë domosdoshmërinë e vrojtuesit, i cili mungon dhe kulla e vrojtuesit është bosh. Gruaja që ndërroi jetë sot është viktima e tretë që shënohet këtë sezon turistik,pasi në 17 qershor sërish një 70-vjeçare u gjet e pajetë te plazhi i vjetër në Vlorë po si pasojë e arrestit kardiak, ndërsa në datë 11 po të këtij muaji humbi jetën po një 70-vjeçar nga Kosova në Durrës për këto shkaqe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 21/06/2019 11:25

    I bejme thirrje MB sidomos Dritan Lelit te vendosi rojet e plazhit ne sezon. Vajti beri derrasat harroi rojet.. pff ca beni keshtu jeni ne terezi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë