Pesto me rukola dhe arra

Përbërësit:

  • 200 g rukola
  • 100 g arra
  • 100 g djathë kaçkavall
  • 1 thelpi hudhër
  • Lëngu dhe lëkura e 1/2 limoni
  • 50 ml vaj ulliri

Përgatitja:

I vendosim të gjitha në blender edhe i bluajmë derisa të bëhet si krem. E shërbeni mbi brusketa ose me makarona, petka etj.