Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka marrë pjesë në një stërvitje fizike me personelin ushtarak amerikan në bordin e anijes luftarake USS Boxer, përpara samitit të sigurisë në Singapor.

Hegseth u shfaq ndërsa kryente ushtrime së bashku me ushtarët amerikanë. Ai u pa duke vrapuar, bërë pompa dhe ushtrime të tjera fizike.

“Kjo është e vështirë. Këta djem janë burra dhe ja ku jam unë, sikur duket sikur dua të flas me ju, por në realitet kam nevojë për një pushim”, tha Hegseth në një moment gjatë stërvitjes.

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe komenet për situatën në lidhje me Iranin.

“Unë nuk do të luftoj kundër Iranit, ju do ta bëni”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Hegseth është stërvitur me anëtarë të ushtrisë amerikane. Në shkurt të vitit 2025, ai mori pjesë në një stërvitje dhe ngriti pesha me ushtarë nga Grupi i Forcave Speciale të Ushtrisë në Shtutgart të Gjermanisë.