Peticion për lirimin e Ballist Morinës

Peticion për lirimin e Ballist Morinës
Tifozët Kuqezi kanë hapur peticion përmes të cilët i drejtohen autoriteteve shqiptare që të bëhet lirimi i tifozit të kombëtares, Ismail Morina, i njohur si Ballisti.

Ballistit i është caktuar masa e paraburgimit në Shqipëri, pasi iu gjetën dy armë nga policia shqiptare.

Tifozët Kuqezi nëpërmjet këtij peticioni, po i drejtohen presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, kryeministrit Edi Rama, prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ministrit të drejtësisë Nasip Naço.

Këto peticion mund ta nënshkruani online, dhe deri më tani i janë përgjigjur mbi 1100 persona.

Tifogrupi “Kuq e zi” ka nisur në Durrës mbledhjen e firmave për peticionin për lirimin nga burgu të Ismail Morinës, i cili që prej 7 tetorit ndodhet në qeli nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
 
Pjesëtarët e tifogrupit “Kuq e Zi” pohojnë se mbledhja e firmave në qytetin bregdetar vijon me intensitet dhe deri më tani janë mbledhur rreth 15 mijë firma.
 
Ata shtojnë se në një hark të shkurtër kohor synojnë që peticionin ta firmosin të paktën 50 mijë persona.
Ismail Morina ose i njohur ndryshe ballisti u arrestuar në Tiranë, pasi në makinë iu gjetën dy pistoleta.
 
Morina në ndeshjen e 14 tetorit Serbi –Shqipëri ngriti dronin mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, që si për ironi të fatit sot bëhet një vit dhe ai ndodhet në burg, teksa fiks para një viti ishte hero.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse