Mjeku Rustem Celami një nga iniciatorët e peticionit kundër testimit të mjekëve thotë se bluzat e bardha po kërkojnë të mbrohet ligji. I ftuar në studio në A1 Report, Celami nga Unioni i profesionistëve të mjekësisë shqiptare tha se mjeket kalojnë një kalvar të gjatë studimesh dhe është e padrejtë të testohen. Sipas tij profesioni i mjekut i rregulluar me ligj.
“Nuk mund të ketë testim masiv nga Ministria e Shëndetësisë. Pyetësorët e ministrisë janë fyes dhe denigrues. Ministria nuk ka tager ligjor të testojë mjeket. Nëse bëhet njëtestim ai duhet të bëhet nga universitetet”, deklaroi Celami. Sipas tij bluzat e bardha përballen me mungesa të kushteve të punës. Ai akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë se nuk ka bërë asnjë reformë reale.
Një nga pikat që e peticionit të dorrëzuar sot në Kuvend, i firmos nga mbi 8 mijë mjekë dhe infermierë kërkon dhe shkarkimin e ministrit Ilir Beqaj.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com