Petit: Griezmann do t’i bashkohet
United në fund të sezonit

Petit: Griezmann do t’i bashkohet<br />United në fund të sezonit
Ish-lojtari i Kombëtares së Francës, Emmanuel Petit, ka deklaruar se tashmë transferimi i Antoine Griezmann, në “Old Trafford” është diçka e sigurt.

Sipas Petit, 25-vjeçari do të transferohet në fund të këtij sezoni te Manchester United  dhe një ndikim të madh për këtë transferim të yllit të Atletico Madrid drejt “Djajve të Kuq”, do të ketë francezi tjetër i United, Paul Pogba.

Ai ka një bashkëpunim shumë të mirë me Pogba në ekipin kombëtar, si dhe janë miq shumë të mirë”, është shprehur Petit, i cili ka shtuar se ardhja e Griezmann te United do të sillte një mentalitet fitues për skuadrën, i cili ka shumë kohë që po mungon.

Ai është përmirësuar çdo vit e më shumë, ka ambicie personale si dhe ambicie për ekipin në të cilin luan. Ardhja e tij në ‘Old Trafford’, do të ishte një marrëveshje e madhe për United”, tha Petit.

 Antoine Griezmann është transferuar nga Real Sociedad te Atletico Madrid në vitin 2014 dhe skuadra e konsideron si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj. Padyshim se nëse arrihet një marrëveshje për transferimin e tij në Angli, shifra që do të duhet të paguhet nga “Djajtë e Kuq”, do të jetë shumë e madhe.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit