Portieri i Çelsit, Petër Çeh ka deklaruar se është e shkruar që sivjet skuadra e tij ta fitojë titullin në Ligën e Kampionëve. “Përfundimisht edhe ne kemi fat". Ajo që kemi bërë deri më tani është diçka e pabesueshme. Para katër vjetësh humbëm në penallti, por tani kemi një rast tjetër dhe ka ardhur koha për ta shfrytëzuar. Mendoj se na është shkruar që sivjet ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Çeh.
Ai ka shtuar se me eliminimin e Barcelonës, të cilën e vlerëson si skuadrën më e mirë në botë, Çelsi ka treguar se në futboll asgjë nuk është e pamundur.
“Një numër i madh i futbollistëve nuk do të luajnë kundër Bajernit, por kur arrin në finale, të gjitha problemet harrohen dhe skuadrat kanë shanset e njëjta. Edhe ne ishim "outsider" kundër Barcelonës, por tani jemi në finale. Për këtë arsye futbollin e duan të gjithë, sepse gjërat mund të kenë një ecuri të paparashikueshme”, ka shtuar Çeh. Ndeshja finale ndërmjet Bajernit dhe Çelsit do të luhet më 19 maj në “Allianz Arena” në Mynih.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com