TIRANE- Jam i privilegjuar për faktin qe me është besuar një përgjegjësi shume e larte, dhe po ashtu për faktin qe jam i rrethuar nga një staf profesional, qe ka eksperiencën dhe dëshirën për te punuar si një ekip i pandare, me përkushtim maksimal për implementimin e rekomandimeve dhe standardeve te organizatave ndërkombëtare te aviacionit civil.
 
Jam krenar te deklaroj se përfshirja e Autoritetit te Aviacionit Civil Shqiptar ne axhenden e Bashkimit Europian përmes këtij projekti është padyshim një lajm i gëzuar. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj gjithë kolegët europian qe kontribuon ne hartimin dhe miratimin e këtij projekti dhe posaçërisht ata francez dhe rumun dhe t’i siguroj ata për seriozitetin e stafit te Autoritetit te Aviacionit Civil Shqiptar ne implementimin e këtij projekti.
 
Ashtu siç evidentohet edhe ne ketë projekt, me miratimin e ligjit nr.9658 date 18.12.2006 Marrëveshja Shumëpalëshe “Mbi krijimin e Zonës se Përbashkët te Aviacionit Civil” dhe aktet e tjera ligjore Shqipëria gradualisht është përfshirë ne tregun e brendshëm europian dhe po zbaton standardet e Bashkimit Europian ne Aviacionin Civil. Raportet qe vijnë nga Brukseli janë optimiste, vendi ynë ka bere përparime lidhur me implementimin e rregullave te Bashkimit Europian, por kërkohen përpjekje te mëtejshme ne fushën e safety – it, ne menaxhimin dhe mbikëqyrjen e trafikut ajror, te sigurisë, te aeroporteve dhe te operatorëve ajror.
 
Siç e dini, ndërmjet Autoritetit te Aviacionit Civil Shqiptar (AAC) dhe Autoritetit te Aviacionit Civil Italian (ENAC) ka pasur një Memorandum Mirëkuptimi për dhënien e Asistencës Teknike ne fushën e mbikëqyrjes se (Safety- it) parrezikshmërisë ne aviacion për Certifikimin e Operatorëve Ajror dhe për Certifikatat e Vlefshmërisë ajrore, prej te cilit ka pasur përfitime ne aspektin profesional dhe me ketë rast dëshiroj t’i falënderoj kolegët italian qe ishin te përfshirë ne atë projekt. Por ne disa aspekte te mbikëqyrjes se Safety –it, Autoriteti i Aviacionit Civil ende mbështetet ne asistencën e ekspertëve te huaj.
 
Është e qarte se sfida jone si Autoritet i Aviacionit Civil nuk qëndron vetëm ne transpozimin e kuadrit ligjor te njëjtë me ate te Bashkimit Europian qe padyshim ka rendësi, por kjo sfide qëndron kryesisht ne rritjen e aftësive dhe kualifikimeve qe te kemi një staf plotësisht kompetent. Dhe kjo arrihet përmes rekrutimeve dhe trajnimeve teorike, praktike.
 
Projekti qe po merr udhë sot është një projekt qe kap vlerën e 800.000 mije Eurove dhe do shtrihet për një periudhe dy vjeçare.
 
Ai synon qendrueshmerine, stabilizimin dhe zgjerimin e rezultateve te arritura nga Projekti i pare i Binjakëzimit, me qellim ecjen përpara drejt forcimit te kompetencës te Autoritetit te Aviacionit Civil ne rolin e saj si rregullator dhe mbikëqyrës i te gjithë veprimtarive ne fushën e transportit ajror. Korrigjimin e mangësive te identifikuara nga agjencitë ndërkombëtare kontrolluese te aviacionit ndërkombëtar si ICAO, EASA, etj. Ky projekt merr përsipër te kontribuojë ne ecjen përpara te vendit tone, drejt anëtarësimit te plote ne familjen Europiane.
 
Unë kam besim ne aftësitë dhe eksperiencën shume te vyer te kolegëve Francez dhe Rumun qe do bashkëpunojnë me ne për arritjen e objektivave te këtij projekti.
 
Me këtë rast i përshëndes ata dhe i uroj pune te mbarë.
 
Këtë besim kam gjithashtu edhe për stafin e përzgjedhur te Autoritetit te Aviacionit Civil, te cilët pa përjashtim i përshëndes dhe i siguroj se do t’ju qëndroj pranë.
 
Me këtë rast dëshiroj t’ju njoftoj se Shqipëria, përmes Autoritetit te Aviacionit Civil, për here te parë u votua unanimisht për marrjen e Presidencës te Komisionit te Përhershëm te EUROCONTROL-it.
 
Kam bindjen se do jemi me aktiv ne veprimtaritë e organizatave ndërkombëtare te fushës se aviacionit civil, ne bashkëpunim edhe me autoritetet e vendeve fqinje si Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Greqi, Itali etj
 
Se fundi, me lejoni t’ju siguroj se pas dy vjetësh kur ky projekt te këtë përfunduar, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, do jete padyshim një administrate më kompetente ne përmbushjen e detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare ne fushën e transportit ajror.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)