Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nuk permbahet, teksa ka sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Rama, ndërsa e cila cilësuar shtetin tradhtar dhe hajdut. Në një reagim në rrjetin social numri dy i LSI theksoi se ky është shteti që ua jep të huajve detin dhe tokën.

Petrit Vasilii komentoi edhe vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës, e cila dënoi për shpifje me 1 milion lekë këshilltarin e PD për Bashkinë e Tiranës, pasi ky i fundit akuzonte Erion Veliajn.

Postimi i Vasilit:
Ky është shtet i zi, tradhtar dhe hajdut dhe me i zi se ai para viteve 90′, por fundi është i njëjti. Ky shtet i zi i Rilindjes është ne sytë e te gjithëve te gjithëve, shtet tradhtar, qe mbyll gojën dhe hajdut e i kriminalizuar deri ne qelize. Prokurori qe mbyll cdo poshtersi te kryeministrit edhe per faje qe si pranon boterisht. Shtet qe jua shet, si tradhetaret me te zinj, vendin te huajve me det e toke e me ç’tu ndodhet. 

Shtet qe procedon kryetarin e opozitës dhe mbyll cdo proces te kryeministrit. Prokurori qe i shërben per te asgjësuar “grupet armiqesore brenda partise”. Shtet qe denon nje keshilltar opozitar se denoncon mashtrimin dhe premtimet mashtruese publike te nje genjeshtari te pacipe ne krye te bashkise. 

Shtet qe rremben e dhunon studentet se i thone kryeministrit hapur qe po i plackit me taksat. Shtet i mbushur me kusare e grabitqare qe kane dale sheshit dhe si hiejenat po shqyejne njeri tjetrin. Ky shtet eshte edhe me i zi se ai perpara viteve 90′ ,por fundi eshte i njejte, njesoj i tmerrshem dhe shume i afert…..dhe i pashmangshem.