
Gjatë intervistës në Report Tv, Petro Koçi tha se ish-kryeministri Fatos Nano ishte patriot. Po ashtu ai tha se Nano ka meritë të jashtëzakonshme për ngritjen e dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Unë mendoj se është edhe një aspekt që duhet theksuar, Fatos Nano ishte një patriot i madh. Merita e tij është e jashtëzakonshme për ngritjen e dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe protagonizimi i tij ishte i madh, pasi me çfarëdo lideri botëror, ai ka qenë një dinjitar i plotë. Sikur nuk vinte nga një shtet si Shqipëria, por si një vend të paktën mesatar nga pikëpamja e fuqisë”, tha Koçi
Petro Koçi ka deklaruar gjithashtu se Nano ka bërë misionarin e vërtetë kombëtar dhe patriot. Ai tha se ish-kryeministri furnizoi me armë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Sa i përket Kosovës, edhe për këtë ka bërë misionarin e vërtetë kombëtar dhe patriot, sepse ishte ai që filloi për të ngritur dhe furnizuar UÇK-në jo vetëm me armë, por edhe shpirt çlirimtar. Kam dëgjuar për takimin e tij me Millosheviçin, e para kjo tregon kurajon e një shtetari të jashtëzakonshëm për kohën, e cila edhe sot ka vlerë. Por nëse do ta lidhim drejtëpërdrejtë me Kosovën, unë mund të them me siguri të plotë se takimi i Nanos me Millosheviçin, ishte paradhoma e Rambujesë. Takimi ka qenë në një linjë të plotë me partnerët gjeostrategjik dhe ishte një lloj strategjie, ku do të na çonte aty ku është sot Kosova”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Petro Koçi në Report Tv: Fatos Nano bëri shtet nga gërmadhat e 97'! U burgos nga epshi dhe babëzia politike e Sali Berishës












