Petro Koçi, ish-deputet dhe funksionar i lartë i Partisë Socialiste, ka deklaruar se ish-lideri historik i PS-së Fatos Nano, i cili ditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit, ishte kampion i lirisë dhe demokracisë institucionale.

Gjatë një interviste për Report Tv, Koçi tha se Fatos Nano është një arkitekt shtetëror, pasi sipas tij, ngriti shtetin nga ‘gërmadhat e 97’’, duke e kthyer në një shtet normal dhe qytetar.

‘Është ndonjëherë e vështirë që të bësh një përkufizim të plotë, por mund të them pa diskutim se Fatos Nano ishte kampion i lirisë dhe demokracisë institucionale, një njeri me një intelekt të pakonkurrueshëm dhe më një shpirt sakrifice që e ka dalluar nga atë nga lidershipi me shumë të tjerë. Ju e dini që ai bëri një burg, gjë që s’ka ndodhur figura të tjera politike

Fatos Nano është një arkitekt shtetëror, sepse i takoi misioni që të ngrinte në konstruksion politik dhe shtetëror, së pari atë që mund të quajmë ‘gërmadhë e partisë së Punës’ dhe së bashku me të gjithë ne ngritëm një PS moderne dhe europiane, por edhe me përgjegjshmëri të madhe politike dhe nga ana tjetër mbi gërmadhat e 97’, i takoi të ngrinte një shtet normal, dhe qytetar, të cilën e dorëzoi në 2005. Ndryshe e mori dhe ndryshe e la”, tha ai.

Petro Koçi gjithashtu tha se Nano është burgosur nga epshi dhe babëzia politike e Sali Berishës.

“Në lidhje me planin e brendshëm, e thashë që Fatosi ka qenë kampion i lirive dhe i demokracisë institucionale. Atë e kanë luftuar së brendshmi. Mbase nuk është dita sot, por edhe kur ai ishte në burg, pati një përpjekje brenda PS-së, për ta riburgosur politikisht, për ta rrëzuar nga pozita e kryetarit në kohën që ai ishte në burg nga epshi dhe babëzia politike e Sali Berishës. Por në dallim nga të tjerët, ai nuk vuante nga opsesioni për pushtet. Dhe kjo e dallon atë nga atyre që kanë patur apo kanë pushtet në partira apo nivele shtetërore”, tha Koçi.

Më tej, ish-deputeti theksoi se ish-lideri historik i PS-së, nuk ishte xheloz kur dikush kishte pikë të larta në reputacion dhe në vlera.

“Ky ishte misioni i tij, i duhej të ringrinte shtet dhe politikë mbi gërmadha. Në gjithë këtë mision të së majtës, ai krijonte energji me bashkëpunëtor nga më të shumtët dhe kishte një gjë Fatos Nano, nuk i druhej askujt nga pikëpamja e intelektit dhe e reputacionit. Nuk ishte xheloz kur dikush kishte pikë të larta në reputacion dhe në vlera. Sigurisht që ishte më shumë sportiv sesa duhet, këtë e kam thënë edhe kur e kam vizituar në burg, pasi ishte optimist. Dhe kur kam dalë nga burgu i bënçes, i kam thënë shokut tim, ky është më sportiv sesa duhet”, tha ish-deputeti.

Ndërsa më tej, Koçi ka deklaruar se Nano nuk kishte obsesion për pushtet, teksa tha se ai shpesh herë katapultonte në pushtet njerëz që e sulmonin, teksa këtu përmendi emrin e Ilir Metës.

“Këta që thonë këta që ishte liberal, duhet parë, pasi ishte mungesa e obsesionit të tij për pushtet. Ne kemi pasur debate politike, por unë nuk e kam luftuar kurrë. Unë e kam kritikuar shumë dhe e kam dashur.

Mendoj se kishte një gabim, njerëzit që e luftonin, problemi është shpesh herë i kapapultonte duke i dhënë pushtet, dhe ata e shfrytëzonin këtë për ta sulmuar, siç është rasti i Metës, të cilin e bëri kryetar partia edhe pa respektuar rregullat.”, tha Petro Koçi në Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
Petro Koçi: Fatos Nano, patriot i madh! Furnizoi me armë UÇK-në

1762094714_petrokoi.jpg

Gjatë intervistës në Report Tv, Petro Koçi tha se ish-kryeministri Fatos Nano ishte patriot. Po ashtu ai tha se Nano ka meritë të jashtëzakonshme për ngritjen e dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Unë mendoj se është edhe një aspekt që duhet theksuar, Fatos Nano ishte një patriot i madh. Merita e tij është e jashtëzakonshme për ngritjen e dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe protagonizimi i tij ishte i madh, pasi me çfarëdo lideri botëror, ai ka qenë një dinjitar i plotë. Sikur nuk vinte nga një shtet si Shqipëria, por si një vend të paktën mesatar nga pikëpamja e fuqisë”, tha Koçi

Petro Koçi ka deklaruar gjithashtu se Nano ka bërë misionarin e vërtetë kombëtar dhe patriot. Ai tha se ish-kryeministri furnizoi me armë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Sa i përket Kosovës, edhe për këtë ka bërë misionarin e vërtetë kombëtar dhe patriot, sepse ishte ai që filloi për të ngritur dhe furnizuar UÇK-në jo vetëm me armë, por edhe shpirt çlirimtar. Kam dëgjuar për takimin e tij me Millosheviçin, e para kjo tregon kurajon e një shtetari të jashtëzakonshëm për kohën, e cila edhe sot ka vlerë. Por nëse do ta lidhim drejtëpërdrejtë me Kosovën, unë mund të them me siguri të plotë se takimi i Nanos me Millosheviçin, ishte paradhoma e Rambujesë. Takimi ka qenë në një linjë të plotë me partnerët gjeostrategjik dhe ishte një lloj strategjie, ku do të na çonte aty ku është sot Kosova”, u shpreh ai.