Një ligjëratë e mbajtur në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, në lidhje me Gjykatën Speciale, bëri bujë në publik pasi qarkulloi një fotografi në të cilin shihej pyetësori për vlerësimin e aktivitetit, e ku ishte shkruar komenti “Free Hashim Thaqi” – “Liri për Hashim Thaçin”.

Disa media në Kosovë njoftuan se përfaqësues të Gjykatës Speciale kanë mbajtur ‘leksione’ në shkolla të Kosovës, ku kanë inkriminuar luftën e UÇK-së.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë ngjarje si të papranueshme dhe tejet provokuese.

Petro Koçi ka kërkuar që personi përgjegjës të shpallet urgjentisht ‘non grata’ në Republikën e Kosovës.

Koçi ka thënë gjithashtu se askush nuk duhet të përbaltë shenjtërinë e luftës së UÇK-së.

Postimi i Petro Koçit:

Me shume shqetesim percolla informacionin qe transmetuan disa agjensi lajmesh ne Kosove sipas te cilit nje perfaqesuese e Gjykates Speciale qe aktualisht po gjykon udheheqes te UÇK perfshire ish Presidentin Hashim Thaçi, ka zhvilluar biseda ne shkolla te Kosoves ku i ben gjyqin luftes per clirimin e Kosoves duke e inkriminuar ate haptaz, me vleresime denigruese dhe denuese.

Ky eshte nje zhvillim jo vetem provokues, por mirefilli i papranueshem.

I gjithe faktori politik, institucional dhe shteteror ne Kosoven e pavarur duhet te bashkohet e te denoje me vendosmeri kete akt te felliqur antishqiptar dhe proserb.

Modestisht propozoj qe personi pergjegjes te shpallet urgjentisht Non Grata ne Republiken e Kosoves.

Dinjiteti i luftes per liri, i sakrificave dhe gjakut te deshmoreve te UÇK duhet te vihet ne vend e te mos guxoje askush te perbalte shenjterine e padiskutueshme te asaj lufte.