Petulla me oriz dhe portokall

Përbërësit:

  • 200 gr oriz
  • 600 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 50 gr miell
  • Lëvorja e 2 portokalleve
  • 2 lugë lëng portokalli
  • 1 lugë çaji kanellë
  • Vaj për skuqje
  • 30 gr sheqer kaf

Përgatitja:

Ziejmë orizin me qumësht në temperaturë të ulët derisa të zbutet mirë. E lëmë të ftohet pak. Shtojmë vezët, lëngun e portokallit, lëvoren e portokallit, kanellën, sheqerin dhe miellin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. E lëmë brumin të pushojë rreth 30 minuta. Më pas ngrohim vajin dhe skuqim petullat deri sa të marrin ngjyrë të artë. Në fund i spërkasim me sheqer pluhur ose sheqer kaf sipër.