Peza 3 ditë n’fest, Veliaj: Këtë vit sport,art,muzikë dhe kulinari e zonës
Edhe këtë vit Peza, për tre ditë me radhë do të kthehet në një vendtakimi për të gjithë ata që do duan të kujtojnë ditën historike të Konferencës së Pezës por edhe të argëtohen me aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike si dhe të shijojnë në të njëjtën kohë bukuritë e natyrës si dhe produktet bujqësore dhe artizanale të zonës.
Edhe këtë vit Peza, për tre ditë me radhë do të kthehet në një vendtakimi për të gjithë ata që do duan të kujtojnë ditën historike të Konferencës së Pezës por edhe të argëtohen me aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike si dhe të shijojnë në të njëjtën kohë bukuritë e natyrës si dhe produktet bujqësore dhe artizanale të zonës.
Bashkia e Tiranës dhe Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit me rastin e ditës së Konferencës së Pezës, kanë hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për të gjitha moshat, që nga fëmijët, ata më pak të rriturit, të rinjtë, e deri tek të moshuarit që duan të evokojnë përpjekjet për bashkim të gjithë shqiptarëve dhe luftën kundër pushtuesve nazifashist.
Është kryetari I Bashkisë së Tiranës ai që ka zbuluar disa nga aktivitetet dhe mundësitë që do ofrojë Peza nga data 16 deri në 18 shtator.
"“Peza N'Fest! Këtë vit si kurrë më parë! Merr miqtë e familjen, 3 ditë me Teatër Marionetash, Barbeque, Kanoe, Waterpolo, Kampionat Noti, Kamping, Paragliding, Alpinizëm, Hipizëm, Kinema, Artizanate, Tregu i Zonës, Animatorë, Sport Zone, Cirk, Park Lodrash për fëmijët, Festival Arti, DJ, Karaoke, Muzikë Live dhe shumë të tjera… Rikthehet pas gjysmë shekulli Orkestra Sinfonike e T.K.O.B. në Pezë! Ju presim në datat 16-17-18 Shtator! Mos mungoni!”, shkruan kryebashkiaku në Facebook.
Aktivitete çelen ditën e enjte me ceremoninë zyrtare të nderimit të atyre që luftuan për organizimin dhe bashkimin e shqiptarëve në luftë kundër pushtuesve dhe do të vazhdojë më pas me një sërë koncertesh të zhanreve të ndryshme, si dhe ekspozitash të ndryshme me fotografi e veshje të kohës së luftës.
Kjo ditë e parë të do kulmojë në orën 20 të mbrëmjes ku dhe do të mbahet koncerti i madh festiv me pjesëmarrjen e grupeve muzikore të mirënjohur, këngëtarë soliste, Tirana Folk Band, DJ, etj. Ndërkohë që në dy ditët e tjera nuk do mungojnë as aktivitetet e ndryshme sportive si lundrim me kanoe, kampionat noti i organizuar nga Federata e Notit, gara Waterpoli me drejtues profesionistë, aeroshow (fluturime me parashutë), ecje me kalë nëpër terrenin që rrethon liqenin nën drejtimin e kalorësve profesionistë; ngjitje në mal, pedalon, volejboll etj.
Gjithashtu të pranishmit në këto ditë feste do kenë mundësi të marrin pjesë në pan/festin i produkteve artizanale, prodhimeve dhe kulinarisë karakteristike të zonës. Ndërsa dita e tretë, pra e shtuna do i kushtohet kryesisht aktiviteteve për më të vegjlit.