Pezullim i linjës me Italinë, dëm ekonomik Portit të Vlorës! Skëndaj për Report Tv: Jemi me sytë nga vendimi i fqinjëve por ka përmirësim krahasuar me vitin e kaluar

VLORË-Në Portin e Vlorës ka një situatë në përmirësim sa i përket fluksit të udhëtarëve por është ende larg nga pritshmëritë. Kjo për shkak të pezullimit të lëvizjeve të lira me Italinë. Gjatë një interviste për Report Tv, kreu i degës së përpunimit në Portin e Vlorës Festim Skëndaj detajon situatën prej fillimit të korrikut.

"Situata është në përmirësim me linjën. Por jemi larg pritshmërive sepse Italia vijon të ketë të pezulluar lëvizjen e lirë, ndryshe nga vendet e tjera sicc e ka hapur Gjermania apo Franca që lejon lëvizjen e qytetarëve. Të paktën Italia do të ketë këtë situatë deri më 31 korrik kur të merret vendimi.  Por kemi ndryshim. Nëse do bëjmë një krahasim me vitin e kaluar ishim 6000 deri në korrik, ndërsa deri tani kur mbeten edhe 8 ditë nga korriku jemi 6500. Shtimi i lëvizjeve ka qenë i dukshëm krahasim me vitin e kaluar. Urojmë që Italia të marrë një vendim tjetër më 31 korrik. Çuditemi që ka këtë qëndrim Itali, i vetmi vend që nuk e ka hequr kufizimin e lëvizjes së lirë", tha ai.

Duke qenë një port që aktualisht operon me Brindisin, të vetmen linjë, gjithçka duket se varet nga qasja e shtetit fqinj, që mbetet për tu parë në nisje të muajit gusht. Sipas Skëndaj kjo situatë shoqërohet dhe me një dëm ekonomik për Portin e Vlorës.

"E theksojmë edhe më lart që Porti i Vlorës të gjitha lëvizjet e i ka me Italinë, qoftë të njerëzve apo edhe të mallrave. Kështu që përderisa vazhdon të jetë e pezulluar lëvizja e lirë kjo ndikon shumë në të ardhura dhe efektivitetin e portit tonë", u shpreh Skëndaj.

Kur sezoni turistik tashmë është në kohën e tij, Porti i Vlorës në pritje të një tjetër linje me Italinë fqinje  për të cilën njëra nga kompanitë ka nisur bisedimet, ndërsa çlirimi i lëvizjeve nga shteti Italian do të përmirësojë situatën e hyrje-daljeve nga Porti i Vlorës

"Një kompani që kemi këtë vit që bën linjën e Brindisit, ka kërkuar që të lidhet edhe me Barin. Urojmë që të ketë sukses në këto bisedime. Është në proces licencimi, urojmë të ketë sukses edhe për ne edhe për kompaninë", përfundoi në intervistën e dhënë, kreu i degës së përpunimit në Portin e Vlorës Festim Skëndaj.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja