Pezullim i punës dhe 10 milionë
lekë gjobë për Kurum, ja 3 masat

Pezullim i punës dhe 10 milionë<br />lekë gjobë për Kurum, ja 3 masat
TIRANE - Pas denoncimeve te herepashershme qe televizioni A1 Report ka bere per katasfrofen mjedisore qe KURUM shkakton ne Elbasan, Ministria e Mjedisit mori vendimin per t'i pezulluar aktivitetin kompanise turke te prodhimit te hekurit dhe celikut. 

Një monitorim disa mujor i Inspektorjatit Shtetëror të Mjedisit ka zbuluar shkelje të kompanisë Kurum, për lejet mjedisore dhe mungesë në dokumentacion.

"Raporti përfundimtar i inspektimit të kompanisë “Kurum Internacional”, përmban saksion administrativ, pezullim të aktivitetit dhe detyrimet për zbatim”, - thuhet në raportin e inspektimit të ISHM-s.

 “Lidhur me zbatimin e kushteve të lejes mjedisore për trajtimin përfundimtar të mbetjeve skorje që gjenerohen nga procesi i shkrirjes së skrapit, referuar raportit të kompanisë, këto mbetje tregtohen nga ana e kompanisë , këto mbetje tregtohen nga ana e kompanisë subjekteve private, ndërsa pluhurat e dala nga filtrat e oxhaqeve me përbërje oksid zinku dhe plumb, ambalazhohen dhe u tregtohen kompanive kontratktore për eksport”, -përcakton raporti i Inspektorjatit të Mjedisit.

“Masa e pezullimit ndaj kompanisë do të ndërpritet vetëm pas plotësimit të të gjitha kërkesave ligjore nga ana e kompanisë si dhe pas vlerësimit që do të bëhet nga Ministria e Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në përputhje me procedurat dhe me afatet ligjore”, - thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mjedisit.
 
3 planet
Kurum i është lënë për detyrë që brënda datës 20 maj 2015 kompania duhet të dërgojë në Ministrinë e Mjedisit dhe Inspektorjatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyeve dokumentat e mëposhtme: 1.“Planin e përpuethshmërisë”. 2.“Planin e menaxhimit të mbetjeve”, ku të përcaktohen të gjitha llojet e mbetjeve, sasitë dhe cikli i trajtimit deri në asgjësimin përfundimtar, në të cilin duhet të përfshihen edhe masat, afatet, si dhe investimet që duhet të kryhen nga ana e kompanisë për trajtimin e të gjitha mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti.

Kompania duhet të përcaktojë vendepozitimin e skorjeve mbështeteur në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për landifllet e mbetjeve”, si dhe të paraqesë një plan veprimi për evadimin e mbetjeve të skorjeve të hedhura buzë lumit Shkumbin, duke rehabilituar dhe kthyer në gjendjen e mëparshme zonën në zbatim të parimit “Ndotësi paguan”. “personi fizik ose juridik, veprimet ose mosveprimet e të cilit ndikojnë në ndotjen e mjedisit, mban përgjegjësi financjare, duke përballuar kostot e shkaktuara nga ky dëmtim apo rrezik për dëmtimin e mjedisit.

Kosto të tilla përfshijnë kostot e vlerësimit të dëmtimit të mjedisit, vlerësimit të masave të nevojshme, si dhe kosto e shmangies së dëmtimit të mjedisit, përfshirë kostot e rehabilitimit e të kompensimit të personave fizik apo juridik të dëmtuar. 3.Planin e monitorimit të detajuar si pjesë e lejes mjedisore dhe instrumentave të inspektimit mjedisor. Plani duhet të sigurojë që monitorimi jep të dhëna të plota për shkarkimet dhe ndikimet në mjedis.  

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim