Pezullimi i betonizimit të Valbonës, ambientalistja Nepravishta flet për Report Tv: Punimet duhet të ishin ndërprerë me kohë, do monitorojmë zbatimin e vendimit të gjykatës

Ambientalistja Rea Nepravishta në një lidhje direkte për Report Tv tha se vendimi i gjykatës për pezullimin e punimeve të HEC-eve në Valbonë është një shenjë e mirë, ndërsa theksoi se do të vijonë monitorimin e zbatimit të vendimit të gjykatës. Ajo theksoi se duhet të ishin ndaluar punimet, pasi ndërtuesit janë njohur më herët me vendimin. Sakaq, ajo bëri me dije se në shumë vende të botës, kur veprat infrastrukturore gjykohen si të paligjshme, mund të hiqen.

“Vendimi u mor më 21 korrik, por duhej kohë të zbardhej e më pas i është dërguar një letër përmbaruesit të Tropojës për këtë vendim. Pikë së pari është zbardhur vendimi në shtator, ka pasur pak kohë në mes, më pas ka pasur problematika, i kemi dërguar një letër Zyrës së Përgjithshme të Përmbarimit Tiranë që ka komunikuar me zyrën e Kukësit që ka në kompetencë Tropojën, ka hyrë në veprim përmbaruesja e Kukësit. Kjo ka qenë proceduriale.”-tha ajo.

Më tej, aktivistja u shpreh se kompania ndërtuese ka qenë në dijeni të vendimit ndërsa duhet të kishte ndaluar punimet me kohë.

“Kompania ka qenë e informuar për këtë vendim, pasi më 21 korrik është bërë e ditur, kompania pavarësisht kohëve proceduriale e ka ditur që Gjykata e Lartë ka delaruar në këtë mënyrë, duhet t’i kishte ndaluar punimet, të paktën moralisht të ndalonin, megjithatë nuk e kanë bërë.”-tha Nepravishta.

Teksa shohim se pjesa e ndërtimit është përfunduar ajo tregoi për situatën dhe masat që do të marrë si aktiviste, ndërsa theksoi se tashmë është vonë, por jo dhe aq.

"Sigurisht që ne do preferonim që ky vendim të ishte dhënë shumë më përpara për të parandaluar dëmet në mjedis. Jemi të gëzuar që kemi një vendim pozitiv edhe pse të vonuar. Faza e parë e ndërtimit të HEC-it, një fazë që shkakton dëme në një zonë të mbrojtur, dhe procesi i operimit që tashmë jemi për një nga HEC-et. Edhe kjo shkakton dëme në natyrë, në lumin e Valbonës, në biodiversitet. Po themi që është vonë, por jo tepër vonë. Nga ana tjetër të mos harrojmë që kjo është një masë sigurie. Nëse gjykata do të vendoste përfundimisht që HEC-et në Valbonë janë të paligjshme, atëherë po themi që në botë njihet edhe procesi i heqjes së HEC-eve kur ato konsiderohen nga gjyaktat të paligjshme. Një betejë që ja vlen akoma të luftohet."-tha ajo.

Duke e quajtur si fitore të parë, aktivistja tha se ka ndodhur në vende të tjera të botës, se çdo vepër infrastrukturore që është e paligjshme, asgjë nuk e pengon të hiqen. Më tej ajo tha se pas këtij veprimi të përmbarimit, proceset gjyqësore janë në vijim dhe se do monitorojnë që vendimi i gjykatës dhe përmbaruesi i ka ndaluar HEC-et të zbatohet.

"Ky është një test për sundimin e ligjit. Do monitorojmë si ambientalisë që ky vendim të zbatohet në terren. Gjithë kohës, do vrojtojmë situatën.”-tha ambiantalistja Nepravishta për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Ka shpresë për shpëtimin e Valbonës! Pas 4 muajsh më në fund zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë, ndërpritet betonizimi dhe shkatërrimi i lumit! Report Tv e denoncoi skandalin


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri