TROPOJË- Vetëm pas 4 muajsh nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vend dhe vetëm pas insistimit me shkrime dhe raportime të Report Tv për skandalin e moszbatimit të vendimit më në fund në Luginën e Valbonës është ndërprerë betonizimi dhe shkatërrimi.
Të martën në mesditë, përmbaruesja gjyqësore Satbere Shahu, e shoqëruar nga policia ka pezulluar kontratën e koncesionit për ndërtimin e dy hidrocentraleve në lumin Valbonë.
Nënkryetari i Bashkisë Kujtim Rexha tha për Report Tv se është bërë bllokimi i perkohshëm i punimeve ne dy HEC-ET në Dragobi dhe se nuk ka pasur incidente për ekzekutimin e vendimit te Gjykatës së Lartë. Policia ka mbështetur zyrën e përmbarimit dhe Policinë Bashkiake Tropojë. Rexha megjithatë nënvizioi se tashmë atje ka vepra të ndërtuara dhe kishte nisur faza e testimit të prodhimit të energjisë elektrike.
Në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës vijonte puna e makinerive për të ndërtuar hidrocentralet që degradonin më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare edhe pse një vendim i Gjykatës së Lartë kishte ndërprerë punën aty prej muajsh.
Rea Nepravishta, aktiviste e të drejtave të njeriut, e ftuar në Report Tv pak javë më parë ka folur për këtë skandal, që sipas saj i tejkalon çështjet mjedisore por lidhet me çështjet e zbatimit të ligjit. Nepravishta bëri thirrje që përmbarimi të vërë në zbatim menjëherë vendimin e Gjykatës së Lartë.
Në një lidhje direkte sot për Report Tv tha se vendimi i gjykatës për pezullimin e punimeve të HEC-eve në Valbonë është një shenjë e mirë, ndërsa theksoi se do të vijonë monitorimin e zbatimit të vendimit të gjykatës. Ajo theksoi se duhet të ishin ndaluar punimet, pasi ndërtuesit janë njohur më herët me vendimin. Sakaq, ajo bëri me dije se në shumë vende të botës, kur veprat infrastrukturore gjykohen si të paligjshme, mund të hiqen.
Përmbaruesja në hecet e Valbonës
Më 21 korrik Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë ndërtimin e HEC-eve mbi Valbonë nga kompania GENER 2, deri kur të merret një vendim i formës së prerë për këtë çështje të rëndësishme. Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, Shoqatës “TOKA” dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, duke ndaluar çdo veprim mbi Valbonë. Banorët dhe shoqatat kundërshtojnë projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga kompanitë “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt. Bashkim Ulaj është një nga oligarkët që Lulzim Basha ka “harruar” ta përmendë në denoncimi politik që ka bërë në Kuvend.
Palë në këtë proces janë edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit, institucione të cilat në kohë të ndryshme kanë marrë pjesë në dhënien e lejes për ndërtimin e HEC-ve mbi Valbonë. Beteja kundër betonizimit të Valbonës ka nisur që në vitin 2015. Banorët e 27 fshatrave të Tropojës kanë denoncuar falsifikimin e procesverbaleve të konsultimit me publikun, që ishin pjesë e dokumentacionit të kompanive që morën të drejta për HEC në Valbonë. Kompanitë kanë paraqitur dokumentacion sikur banorët ishin dakord për ndërtimin e HEC-eve.
Vendimi i Gjykatës së Lartë për sigurimin e padisë
Vendimi i Gjykatës së Apelit 2018 që pezullon ndërtimin e HEC-ve në Valbonë
Vendimi i gjyqtarit Sami Ujkashi i shkallës së parë Tropojë që bllokon zbatimin e vendimit të Apelit (2019)
Ambientalistja Rea Nepravishta në një lidhje direkte për Report Tv tha se vendimi i gjykatës për pezullimin e punimeve të HEC-eve në Valbonë është një shenjë e mirë, ndërsa theksoi se do të vijonë monitorimin e zbatimit të vendimit të gjykatës. Ajo theksoi se duhet të ishin ndaluar punimet, pasi ndërtuesit janë njohur më herët me vendimin. Sakaq, ajo bëri me dije se në shumë vende të botës, kur veprat infrastrukturore gjykohen si të paligjshme, mund të hiqen.
“Vendimi u mor më 21 korrik, por duhej kohë të zbardhej e më pas i është dërguar një letër përmbaruesit të Tropojës për këtë vendim. Pikë së pari është zbardhur vendimi në shtator, ka pasur pak kohë në mes, më pas ka pasur problematika, i kemi dërguar një letër Zyrës së Përgjithshme të Përmbarimit Tiranë që ka komunikuar me zyrën e Kukësit që ka në kompetencë Tropojën, ka hyrë në veprim përmbaruesja e Kukësit. Kjo ka qenë proceduriale.”-tha ajo.
Më tej, aktivistja u shpreh se kompania ndërtuese ka qenë në dijeni të vendimit ndërsa duhet të kishte ndaluar punimet me kohë.
“Kompania ka qenë e informuar për këtë vendim, pasi më 21 korrik është bërë e ditur, kompania pavarësisht kohëve proceduriale e ka ditur që Gjykata e Lartë ka delaruar në këtë mënyrë, duhet t’i kishte ndaluar punimet, të paktën moralisht të ndalonin, megjithatë nuk e kanë bërë.”-tha Nepravishta.
Teksa shohim se pjesa e ndërtimit është përfunduar ajo tregoi për situatën dhe masat që do të marrë si aktiviste, ndërsa theksoi se tashmë është vonë, por jo dhe aq.
"Sigurisht që ne do preferonim që ky vendim të ishte dhënë shumë më përpara për të parandaluar dëmet në mjedis. Jemi të gëzuar që kemi një vendim pozitiv edhe pse të vonuar. Faza e parë e ndërtimit të HEC-it, një fazë që shkakton dëme në një zonë të mbrojtur, dhe procesi i operimit që tashmë jemi për një nga HEC-et. Edhe kjo shkakton dëme në natyrë, në lumin e Valbonës, në biodiversitet. Po themi që është vonë, por jo tepër vonë. Nga ana tjetër të mos harrojmë që kjo është një masë sigurie. Nëse gjykata do të vendoste përfundimisht që HEC-et në Valbonë janë të paligjshme, atëherë po themi që në botë njihet edhe procesi i heqjes së HEC-eve kur ato konsiderohen nga gjyaktat të paligjshme. Një betejë që ja vlen akoma të luftohet."-tha ajo.
Duke e quajtur si fitore të parë, aktivistja tha se ka ndodhur në vende të tjera të botës, se çdo vepër infrastrukturore që është e paligjshme, asgjë nuk e pengon të hiqen. Më tej ajo tha se pas këtij veprimi të përmbarimit, proceset gjyqësore janë në vijim dhe se do monitorojnë që vendimi i gjykatës dhe përmbaruesi i ka ndaluar HEC-et të zbatohet.
"Ky është një test për sundimin e ligjit. Do monitorojmë si ambientalisë që ky vendim të zbatohet në terren. Gjithë kohës, do vrojtojmë situatën.”-tha ambiantalistja Nepravishta për Report Tv.
Shoqata 'Toka', e cila është një prej organizatave që ka bërë denoncimin në Gjykatë përmes një njoftimi ka reaguar në lidhje me pezullimin e ndërtimeve të HEC-ve në Luginën e Valbonës.
Shoqata thotë se përmbaruesi, i shoqëruar nga policia e Tropojës dhe policia Bashkiake e këtij qyteti, ka hasur fillimisht në rezistencën e kreut të forcave të sigurimit të kontraktuar të Gener 2, Erzen Breçani. Veprimi i tij i parë ishte të kërkonte që përfaqësuesja e TOKA-s, Catherine Bohne, të largohej menjëherë nga vendi.
"Ishte mjaft e sikletshme. Unë theksova se përmbaruesi më kishte kërkuar të isha i pranishëm, por Erzeni tha se nuk kishte rëndësi dhe nuk kisha punë të isha atje", thotë Catherine Bohne,
Përmbaruesi më pas kërkoi deklarata dhe nënshkrime nga të gjithë të pranishmit, duke deklaruar konfirmimin e tyre se impianti nuk ishte në punë, duke përfshirë një deklaratë nga TOKA.
Në deklaratën e Shoqatës Toka thuhet gjithashtu se pavarësisht nga fakti që zhvilluesit e hidrocentraleve shpesh pretendojnë se po “krijojnë vende pune”, dihet se hidrocentralet operuese kontrollohen nga distanca nëpërmjet teknologjisë dhe nuk kërkojnë praninë e asnjë punonjësi apo aktiviteti pune. Kështu, mungesa e punëtorëve nuk tregon në vetvete mungesë funksioni.
Grupi më pas kaloi në centralin e dytë të energjisë Dragobia Energy dhe konfirmoi se 3 turbinat nuk funksiononin në kohën e vizitës.
“Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të siguruar që një proces i rregullt ligjor të ndiqet – sado me vonesë – në lumin Valbonë”, deklaron presidentja e TOKA-s Catherine Bohne. “Pas ditës së sotme, nëse kompania hap çelësin dhe ndez sërish hidrocentralet, qoftë edhe për 5 minuta, qoftë edhe në mes të natës, bëhet një vepër penale që – mos gaboni – do ta ndjekim penalisht”. Ajo shton: “Kam dëgjuar disa njerëz që thonë “Ç’kuptim ka tani që janë ndërtuar?” por ne e kemi argumentuar që në fillim se është funksionimi i hidrocentraleve, me prishjen e rrjedhës natyrore të lumit, ndikimin e tyre. mbi lëvizjen e sedimenteve në drejtim të rrymës dhe efektin e tyre potencialisht katastrofik mbi habitatet dhe popullatat e faunës që janë kërcënimi real. Kështu beteja është larg përfundimit. Në fund të fundit – pasi të fitojmë, hidrocentralet mund të hiqen lehtësisht, duke i kthyer funksionin natyror të lumit.”
Sot në mëngjes TOKA mori konfirmimin se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (“DG Near”) në Bruksel po monitoron situatën e vazhdueshme në lumin Valbonë, si një tregues i rëndësishëm i funksionit të drejtësisë mjedisore në Shqipëria.
Pergjigja ndaj shoqates Toka e komisionit Europian
Në një lidhje telefonike për Report Tv, nënkryetari i Bashkisë së Tropojës, Kujtim Rexha, tha se në bllokimin e punimeve në Luginën e Valbonës kanë qenë të gjitha grupet e interesit.
Ai tha se në dijeni e tij atje ka vepra të ndërtuara dhe kishte nisur faza e testimit të prodhimit të energjisë elektrike.
"Veprat janë të ndërtuara dhe janë në testimin e prodhimit të energjisë elektrike. Betonizimi aty ka përfunduar", tha ai.
Vendimi edhe pse i sakatosur,sepse e pezullon ndertimin perkohesish,jo t'a ndaloje perfundimisht u morr qe ne Korrik,tani jemi ne Nentor,perse iu desh permbarueses 4 muaj dhe nje reagim nga TV Raport,qe te shfaqej tek dera e HEC-it,qe te zbatonte urdherin e Gjykates ?!
PërgjigjuMos cuditemi kur pas disa vitesh bizneset te marrin miljona euro si demshperblim per punimet qe jane nderprere pasi ato punime jane bere me leje. Fantazite e ambjetalisteve do te kushtojne shume dhe do te paguhen nga buxheti sic ndodhi me Begetin qe te gjithe ankohemi.
PërgjigjuEshte mese e natyrshme qe Erzen(langoi i Saliut)Brecani te ishte aty. Nuk pjerdhin shume se demtohet natyra, kafshe te tilla te pagthendura. Po te kishin mundesi do ta benin dhe Valbonen si Lana ne Tirane.
PërgjigjuMjere ne te shkrete, hidrocentralet na prishin bukurine e peizashit, rruget na demtojne faunen bimore dhe shtazore, inseneratoret na ndosin ajrin, ndriçimi i qyteteve prish ciklin e jetes per kafshet e nates, industria na rrite perqendrimin e gazrave efekt sere, ne xhungel na hane luani. Ne e kemi gjetur zgjidhjen fleme gjume dhe i leme keta udheheqesit tane te vashdojne jeten e tyre me djersen e te tjereve.
Përgjigju