Pezullimi i betonizimit të Valbonës, shoqata 'Toka': Fillimisht rezistuan, BE po monitoron! Pretendojnë se kanë krijuar vende pune por gjithçka bëhet me teknologji

Pezullimi i betonizimit të Valbonës, shoqata 'Toka': Fillimisht rezistuan, BE po monitoron! Pretendojnë se kanë krijuar vende pune por gjithçka bëhet me teknologji

Shoqata 'Toka', e cila është një prej organizatave që ka bërë denoncimin në Gjykatë përmes një njoftimi ka reaguar në lidhje me pezullimin e ndërtimeve të HEC-ve në Luginën e Valbonës.

Shoqata thotë se përmbaruesi, i shoqëruar nga policia e Tropojës dhe policia Bashkiake e këtij qyteti, ka hasur fillimisht në rezistencën e kreut të forcave të sigurimit të kontraktuar të Gener 2, Erzen Breçani. Veprimi i tij i parë ishte të kërkonte që përfaqësuesja e TOKA-s, Catherine Bohne, të largohej menjëherë nga vendi.

"Ishte mjaft e sikletshme. Unë theksova se përmbaruesi më kishte kërkuar të isha i pranishëm, por Erzeni tha se nuk kishte rëndësi dhe nuk kisha punë të isha atje", thotë Catherine Bohne,

Përmbaruesi më pas kërkoi deklarata dhe nënshkrime nga të gjithë të pranishmit, duke deklaruar konfirmimin e tyre se impianti nuk ishte në punë, duke përfshirë një deklaratë nga TOKA.

Në deklaratën e Shoqatës Toka thuhet gjithashtu se pavarësisht nga fakti që zhvilluesit e hidrocentraleve shpesh pretendojnë se po “krijojnë vende pune”, dihet se hidrocentralet operuese kontrollohen nga distanca nëpërmjet teknologjisë dhe nuk kërkojnë praninë e asnjë punonjësi apo aktiviteti pune. Kështu, mungesa e punëtorëve nuk tregon në vetvete mungesë funksioni.

Grupi më pas kaloi në centralin e dytë të energjisë Dragobia Energy dhe konfirmoi se 3 turbinat nuk funksiononin në kohën e vizitës.

“Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të siguruar që një proces i rregullt ligjor të ndiqet – sado me vonesë – në lumin Valbonë”, deklaron presidentja e TOKA-s Catherine Bohne. “Pas ditës së sotme, nëse kompania hap çelësin dhe ndez sërish hidrocentralet, qoftë edhe për 5 minuta, qoftë edhe në mes të natës, bëhet një vepër penale që – mos gaboni – do ta ndjekim penalisht”. Ajo shton: “Kam dëgjuar disa njerëz që thonë “Ç’kuptim ka tani që janë ndërtuar?” por ne e kemi argumentuar që në fillim se është funksionimi i hidrocentraleve, me prishjen e rrjedhës natyrore të lumit, ndikimin e tyre. mbi lëvizjen e sedimenteve në drejtim të rrymës dhe efektin e tyre potencialisht katastrofik mbi habitatet dhe popullatat e faunës që janë kërcënimi real. Kështu beteja është larg përfundimit. Në fund të fundit – pasi të fitojmë, hidrocentralet mund të hiqen lehtësisht, duke i kthyer funksionin natyror të lumit.”

Sot në mëngjes TOKA mori konfirmimin se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (“DG Near”) në Bruksel po monitoron situatën e vazhdueshme në lumin Valbonë, si një tregues i rëndësishëm i funksionit të drejtësisë mjedisore në Shqipëria.

Pergjigja ndaj shoqates Toka e komisionit Europian


Lajmi kryesor:

Ka shpresë për shpëtimin e Valbonës! Pas 4 muajsh më në fund zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë, ndërpritet betonizimi dhe shkatërrimi i lumit! Report Tv e denoncoi skandalin


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve