TIRANË - Prokuroria vazhdon të këmbëngul në pezullimin nga posti i gjyqtarit dhe anëtarit të këshillit të lartë të drejtësisë për gjykatësin Gjin Gjoni.
Ky fakt është tashmë zyrtar, ku me anë të një kërkese për rekurs organi i prokurorisë është drejtuar gjykatës së lartë për pezullimin nga detyra të Gjin Gjonit.
Procesi për pezullimi ne Gjonit nisi menjëherë pas kallëzimit të bërë në prokurori nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, ku anëtari i KLD-s Gjin Gjoni akuzohej për fshehje pasurie në vlerë rreth 2 milion euro dhe deklarim të rremë të pasurisë.
E menjëherë pas këtij kallëzimi kërkesa u drejtua në Gjykatën e Elbasanit e cila nuk pranoi të pezulloj gjonin duke u shoqëruar më pas dhe nga një vendim i gjykatës së apelit të Durrësit për t’i dhënë të drejtë Gjonit të ushtronte sërish detyrën e gjyqtarit.
Pezullimi i gjonit u shqyrtua dhe në KLD pas kërkesës së ministrit të drejtësisë por me shumicë votash pezullimi i tij u refuzua.
Aktualisht pritet vendimi i gjykatës së lartë, për të vendosur nëse do të pezullohet apo jo Gjin Gjoni nga detyra.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO