Pezullimi i kampionatit pas dhunës/ Të hënën nis diskutimi me qeverinë, zbulohen kërkesat e FSHF-së

Pezullimi i kampionatit pas dhunës/ Të hënën nis diskutimi me qeverinë, zbulohen kërkesat e FSHF-së

TIRANE-Ndërprerja e kampionatit shqiptar të futbollit ka detyruar palët që të ulen në tavolinë për të gjetur gjuhën e përbashkët për të rikthyer normalitetin. Pas takimit të djeshëm në Kryeministri mes Edi Ramës dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, ditën e hënë nis puna konkretisht.

Burime për Report Tv pohojnë se ditën e hënë në orën 11:00 në Hotel Tirana International do të zhvillohet një takim ndërmjet FSHF-së dhe qeverisë shqiptare ku do të jetë i pranishëm kryeministri Rama, ministrja e Financave Anila Denaj, ministri Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Gjithashtu do të jenë pjesë e takimit edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përfaqësues e drejtues klubesh. Sipas po të njëjtave burime, do të propozohen nga FSHF ndryshime në ligjin për sportin ku të konsiderohen vepra penale invadimi i fushës së lojës, dhunimi i zyrtarëve, dëmtimi i stadiumeve dhe rrahjet ndërmjet tifozëve.

Në të njëjtën kohë do të propozohen edhe disa ndryshime në paketën fiskale dhe ligjin për sponsorizimet për sportin.  Por pika kryesore që qeveria e futbollit shqiptar kërkon është rikthimi i policisë në stadiume për të garantuar sigurinë.

Policia e Shtetit deri tani në bazë të ligjit për sportin miratuar në 2017 është jashtë stadiumeve, pasi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve përgjigjet ekipi organizator me polici private. Ndërsa policia e shtetit ndërhynë vetëm në momentin që situata precipiton në dhunë, si në rastin e fundit në Kamzë që solli kaosin në futbollin shqiptar.

Pas ndeshjes, arbitrat bojkotuan kampionatin duke sjellë ndërprerjen, ndërsa vendosen si kusht të panegociueshëm rikthimin e policisë në stadiume. Tashmë mbetet për t'u parë nëse qeveria shqiptare do të pranojë që të ndryshojë ligjin për rikthimin e policisë në stadiume.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rroku: 08/03/2019 21:12

    Keshtu ndodh kur federata mer mendjen e shoqatave te tifozeve dhe heq policine nga stadjumet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë