Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim sot kërkesën e bërë nga deputetët e grupit Bardh-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend.
Për të folur mbi procedurat e mëtejshme që Gjykata Kushtetuese do të ndjekë, i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, ishte avokati Arbër Hoxha.
Ai shpjegoi se në 18 janar, pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për dëgjimin e palëve, asaj të deputetëve kërkues dhe të palës përfaqësuese të Këshillit të Ministrave. Më pas do të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që sipas ligjit nuk duhet të vonojë më shumë se 3 muaj nga data kur është depozituar kërkesa.
“Në 18 janar, do të kalojë në seancën gjyqësore dhe do dëgjohen palët, pala kërkuese dhe pala që përfaqëson këshillin e ministrave dhe më pas gjykata merr kohën që i duhet për të vendosur. Ligji e cakton që koha brenda 3 muajve nga depozitimi i kërkesës pa të meta, të jepet vendimi. Besoj se fundi i shkurtit është afati maksimal nëse seanca do zhvillohet në datën 18 janar. Seanca mund edhe të dështojë për mungesë të një prej palëve ose mungesa e kuorumit”- tha Hoxha.
Më tej ai komentoi edhe kthimin e kërkesës së bërë nga PD zyrtare me kryetar Lulzim Bashën duke sqaruar se nuk ishte plotësuar dokumentacioni i saktë për të marrë në shqyrtim kërkesën.
Sa i takon marrëveshjes, Hoxha tha se përveç shkeljes për mungesës së transparencës, nuk ka ndonjë shkelje tjetër pasi nuk cënon sigurinë dhe interesin publik të Shqipërisë.
“Me sa duket ka një shkelje të procesdurës saq i përket debatit publik, transparencës. Përtej kësaj, në thelb nuk ka asnjë shkelje pasi nuk do të cënohet siguria dhe interesi publik të Shqipërisë. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, është marrëveshje standarte që një shtet sovran i lejon një shteti tjetër sovran të përdorin një territor të caktuar dhe ta kenë në administrim”- është shprehur avokati.
Votimi i marrëveshjes në Kuvend është pezulluar pasi Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha dhe Bardhi.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Spahiu: Keqardhje e madhe për qindra emigrantë shqiptarë që do dëbohen nga Amerika
20 Janar, 20:38
-
Betimi i Trump, Laçi në 'Studio Live': Do bëjë betejë të madhe ndaj neo-majtizmit! Galdini: 'Non-grata e Berishës'? Reforma në drejtësi do jetë më e fuqishme
20 Janar, 19:22
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
Gjykata po' i ben nderet e fundit salinjve...cdo vendim i keq ben te vuajne nierezit e thjeshte kudo ku Jane..shpejt do ja ndjeni krismen..Jane perpjekjet e fundit per te demtuar shqiperine per nje grup te Vogel interesaxhinj
Përgjigju