Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët! Në 18 janar seanca për shqyrtimin e kërkesës së ‘grupit’ Bardhi-Berisha

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga deputetët e grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët afrikanë. Në njoftimin e publikuar, Gjykata Kushtetuese sqaron se duke qenë se padia është marrë në shqyrtim, atëherë automatikisht, pezullohet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, që pritej në seancën e ditës së nesërme 14 dhjetor.

Bëhet me dije se seanca për shqyrtimin e padisë, do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 11 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datë 13 dhjetor 2023, vlerësoi se kërkesa plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë dhe vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh.

Bazuar në nenin 52, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, shqyrtimi në seancë i çështjes pezullon automatikisht procedurat e ratifikimit në Kuvend të Protokollit të bashkëpunimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”- thuhet mes të tjerash në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pak orë para se Gjykata Kushtetuese të dilte me njoftimin ku sqaron se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët kundër marrëveshjes me Italinë, deputeti Gazment Bardhi akuzoi institucionin nëpërmjet një deklarate ku shprehej se vonesa për të marrë në shqyrtim kërkesën është e koordinuar me Ramën.

Kujtojmë se më 6 dhjetor, 30 deputetë të Bardhit dhe Berishës kanë dorëzuar në gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët duke e cilësuar si anti-kushtetuese. Në të njëjtën ditë edhe PD zyrtare me kryetar Lulzim Bashën, dorëzoi në GJK një padi kundër marrëveshjes, por padia është kthyer mbrapsht për mungesë dokumentacionesh.

Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në Qeverinë italiane javën e kaluar dhe u dërgua në parlament për miratim.  Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 14/12/2023 15:46

    Bravò gjykata qe prishi kete marveshje emigrantesh Po sikur keta emigranta kthejn anijen ne drejtim te shqiperis do i pranoj shqiperia Cfar vendimi do marr kjo gjykat Dhe po zbriten ne shqiperi do kerkoj ndihm shqiperia italise Do kene surrat qe te kerkojn ndihm europes cfar do thon gjykateset apo partit qe ishin kunder Si dhe iliro pellazget

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/12/2023 08:35

    Çdo paçavurè nè formè "marrèveshjeje" e kètyre hajdutève, pèrfundon ose si PPP ose si KÇK. Nèse njè grup interesi nè shoqèrinè shqiptare, do ti dèrgonte gjykatès kushtetuese, tè gjitha vendimet e kèsaj qeverie, shpejt do kuptonit se "kanè qeverisur" baballarèt e inceneratorève,,,qysh nga çèshtja e detit me Greqinè e deri tek ligji pèr mjekèt apo Butrinti. Atyre me thonj pis deri dje, atyre me defin e arrixhijeve nè dorè duke "kèrkuar votè",,iu duket vetja mbret sot dhe as qè lodhen pèr formèn juridike tè bèmave tè tyre. Prisni se nuk kini parè gjè akoma. Edi Rama, do pèrfundojè edhe mè keq se Sali Berisha apo Ilir Meta.!!!

    Përgjigju
  • Or tej: 14/12/2023 07:44

    Nqs pezullohet si do ja bejne per ti vjedhur 200milionat or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Arben: 13/12/2023 21:17

    Gjykata kushtetuese merr persiper te bllokoje marreveshjen Rama-Meloni vetem sepse nje non grata ka bere ankese??!! Turp per gjykaten!

    Përgjigju
    • @Arben: 14/12/2023 08:40

      Epo si ka mundèsi more arkitekt @Arben, qè kjo gjykata kushtetuese, "nuk paskèsh pikè turpi"? Meqè u ankoka njèri hajdut, ata u tregojnè vèndin edhe hajdutit tjetèr? Nuk funksionon kèshtu loja o arkitekt. Njè gjykatè, èshtè e tillè, vetèm kur e lè hajdutin tonè, tè livadhisè, apo jo? Ik ore motèr....!!!

  • Emigrante: 13/12/2023 18:29

    Uroj me gjithe shpirt qe gjykata ta hedhe poshte marreveshjen fashiste Meloni-Rama! Mos ta mbaj kete turp Shqiperia ! Le ta mbaj Rama me qe e deshi !

    Përgjigju
  • Shefqet Çela: 13/12/2023 17:51

    Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese ta anulojë këtë marrëveshje fatkeqe për interesat e vendit tonë. Kjo është hera e dytë që do mbetet në histori, mbas asaj të Marrëveshjes së detit.

    Përgjigju
  • I am: 13/12/2023 17:50

    Ky eshte testi i vertet i drejtesise se re. Uroj me gjithe zemer qe kjo gjykate te bej ate qe beri me marreveshjen me Greqine.

    Përgjigju
    • Socialisti i thekur: 13/12/2023 19:01

      Bravo kushtetusja. Bravo deputet patriot te opozites qe nuk shiten vendin si Rama

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy