Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, tha se tenderi për aeroportin e Vlorës është pezulluar pa afat për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Megjithatë ajo tha se prioritet i qeverisë dhe ministrisë është që tenderi të bëhet brenda këtij viti, pasi me kalimin e pandemisë aviacioni do të jetë sektori që do të pësojë bumin më të madh. Edhe pse tani, humbja që ka pësuar aviacioni me pezullimin e fluturimeve të pasagjerëve arrin në 80% të sasisë së volumeve dhe operimeve. Por sipas saj humbjet e fitimeve janë 100% por nga ky dëm nuk preket buxheti i shtetit.
"Në rastin e aeroportit të Vlorës e kemi pezulluar pa afat. Ai tender duhej të kishte përfunduar në 12 mars, por për pak ditë nuk kemi arritur që të përmbushnim kushtet që kompanitë pjesëmarrëse të arrinin dhe të plotësonin dokumentacionin për shkak se në Itali, Gjermani dhe në shumë vende të tjera u pezulluan shumë nga aktivitetet financiare, bankare, bordet mbikëqyrëse dhe këshillimore që do të kishin vendimmarrje për pjesëmarrjen e kompanive në atë tender. Kështu që e kemi pezulluar pa afat brenda këtij viti ai tender patjetër do të bëhet pasi aeroporti i Vlorës është shumë i rëndësishëm për ne. Pavarësisht se sot aviacioni ka marrë goditje të jashtëzakonshme, ndoshta sektori më i goditur. Aviacioni pothuajse ka një humbje 80 % të sasisë dhe volumeve të operimeve. Ka një ngritje të vogël të operimeve kargo për shkak të çmimit të ulët të karburantit dhe të mungesës së kërkesës së tregut për udhëtimet e pasagjerëve, por megjithatë aviacioni në momentin e parë kur kjo luftë do të përfundojë do jetë një nga fushat që do të pësojë bumin, për shkak edhe të gjithë kësaj mungese që po krijohet sot me lëvizjen e qytetarëve në mbarë botën", tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Balluku për Report Tv: Anulohen Milot-Balldren dhe Orikim-Dukat...Po rishikojmë projektin e korridorit Adriatiko-Jonian
G.M./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
26 Dhjetor, 12:12
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balluku live me Agron Shehajn në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg (VIDEO)
19 Dhjetor, 13:51
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor, 11:17
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor, 10:25
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45