Procedurat e ekstradimit të rusit Igor Kokunov, i kërkuar nga Rusia për lidhje mafioze janë pezulluar përkohësisht
Në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimi e përkohshëm të kësaj procedure, por pavarësisht kësaj avokati Isuf Shehu thotë se Kokunov është dëbuar nga Shqipëria në sheklje të plotë të ligjeve.
60-vjeçari rus i arrestuar në Shqipëri, e refuzonte prej kohësh ekstradimin drejt Rusisë.
Kokunov i shpallur në kërkim nga interpol Moska me akuzën ‘marrje e një pozicioni më të lartë në hierarkinë kriminale u arrestua në Muriqan më 26 gusht 2023.
Operacioni u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.
Vepra penale për të cilën akuzohet Kokunov parashikon maksimumin e dënimit 15 vjet burg.
(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin e plotë)