Pezullohen tenderët publike, lejohen vetëm ato që kanë lidhje me COVID-19 (dhe ndërpriten ato që janë në proces)

Pezullohen tenderët publike, lejohen vetëm ato që kanë lidhje me COVID-19 (dhe ndërpriten ato që janë në proces)

TIRANË - Bllokohen deri në një urdhër të dytë të gjitha prokurimet e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, njoftoi sot Agjencia e prokurimit Publik.

Sipas njoftimit të kësaj Agjencie, autoritetet kontraktore lejohet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Të gjitha autoritetet kontraktore urdhërohen të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia.

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laci: 02/04/2020 14:16

    Kush tha qe i kane pezulluar, hapni faqen e APP-se dhe shifni qe shume pak jane pezulluar as 20% e totalit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja