Pezullohet dosja 'Doshi-Frroku'
do thirren krerët e lartë të shtetit  
Pezullimi i hetimeve edhe për Durim Bamin

Që prej ditës së premte Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar gjykimin për çështjen Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit të akuzuar për “Kallëzim te rremë” se ish-kreu i LSI, Ilir Meta ishte përfshirë në një konspiracion për vrasjen e Doshit. 

Shkak i këtij vendimi është bërë refuzimi i kësaj gjykate për të gjykuar deputetin e PS dhe ish-deputetin Mark Frroku, pasi sipas trupit gjykues vepra penale për të cilën akuzohen zyrtarët, është jashtë kompetencës së kësaj gjykate.

Nisur nga kjo situatë, gjykata e Krimeve të Rënda, i ka kërkuam mendim gjykatës së Lartë se çfarë duhet të bëjë me këtë çështje duhet ta gjykojë apo t’ia kalojë për shqyrtim gjyqësor gjykatës së Tiranës. Pritet që në ditët në vijim Gjykata e Lartë të mblidhet sërish për të shqyrtuar kërkesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të vendosur se kush do e gjykojë dosjen penale në ngarkim të Tom Doshit, Mark Frrokut, dhe Durim Bamit, Gjykata e Lartë, Gjykata e Krimeve të Rënda apo gjykata e Tiranës.

Pak kohë më parë duke ju referuar dispozitave kalimtare, Gjykata e Lartë vendosi të shpallë moskopetencën dhe çështjen t’ia kalojë për gjykim Gjykatës së Krimeve të Rënda. Por kjo e fundit tashmë refuzon të gjykojë këtë dosje, duke argumentuar që “Kallëzimi i rreme” nuk është në kopetencën e saj, por kompetencë e gjykatës së Tiranës.

Krerët e shtetit dëshmitarë në gjyq
Krerët kryesorë të shtetit shqiptar do të thiren si dëshmitarë në Gjykatën e Lartë, për procesin gjyqësor kundër të pandehurve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami. Në listën prej 53 dëshmitarë, është dhe kreu i ri i shtetit Presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta dhe kryeministri aktual Edi Rama. Sipas prokurorisë këta persona do thiren për të dëshmuar lidhur me bisedat që kanë bërë me të pandehurin Tom Doshi dhe Mark Frroku, për një plan vrasje të urdhëruar nga Ilir Meta, kundër deputetit Doshi.

Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë listën e dëshmitarëve të prookurori së përgjithshme, ku mes tyre është dhe Kreu i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, deputeti Spartak Braho. Si dëshmitar është dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe disa drejtues të lartë policie si Artan Didi,Ardian Çipa dhe Perlat Cullhaj. Mes dëshmitarëve do jetë dhe kunati i Sali Berishës, shtetasi Agim Rama dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci.

Gjithashtu në listën e gjatë të dëshmitarëve të prokurorisë është dhe Fation Skënderi dhe pronari i lokalit “Viva” në ish-bllok Ylli Xhaxhollari.Kjo listë e paraqitur në gjykatë nga prokurori Adnand Xholi, pritet të marrë “ok” nga gjykata e Lartë, në seancën e rradhës të 17 majit, kur kjo gjykatë do shprehet për pranimin ose jo të kërkesave të palëve të pandehura në proces. Në seancën e  djeshme, kolegji penal i gjykatës së lartë rrëzoi kërkesën e të pandehurit Bani, për tu gjykuar me procedurë të përshpejtuar.

Dreka në Durrës pas lirimit të makinës
Megjithëse i pandehuri Durim Bami gjatë fazës se hetimit ka pretenduar se me deputetin Tom Doshi nuk njihej më parë, prokuroria ka sjellë një detaj interesant, pasi sipas një videofilmimi, tre të pandehurit Doshi-Frroku dhe Bami kanë pasur njohje me parë dhe qëndronin gjatë nën shoqërinë e tyre. Sipas prokurorisë të tre këta të pandehur kanë thurur një plan vrasjeje, me qëllimin e vetëm inicimin e një procesi hetimor kundër shtetasit Ilir Meta,që në atë periudhë drejtonte Kuvendin.

Prokuroria tha se disponon një video ku të tre të pandehurit kanë qënë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Durrës ku kanë drekuar në një prej restoranteve. Ndërkohë kjo drekë është ngrënë pikërisht kur Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë ndërhyrë tek drejtori i policisë Durrës, Perlat Cullhaj, për lirimin nga ambjentet e policisë Durrës të një automjeti tip “Audi” i blinduar, i bllokuar nga policia për shkak të xhamave të zinj. “Audi” ishte në përdorim të Durim Bamit, por pas ndërhyrjes së dy deputetëve ai është liruar. Pas kësaj ata janë larguar drejt restorantit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan