Pezullohet drejtorit e mjeku i burgut
Rogozhinë, i dhanë liri të burgosurit

Pezullohet drejtorit e mjeku i burgut<br />Rogozhinë, i dhanë liri të burgosurit
TIRANË – Një sërë shkarkimesh edhe në fushën e drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka pezulluar sot nga detyra për shpërdorim detyre drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Rezart Tusha dhe mjekun e burgut, Alban Haxhi, pasi kanë dhënë dje leje të veçantë për të burgosurin, Kasandër Noga. Leja konsiderohet në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e përgjithshme të burgjeve. Pas kësaj kanë filluar edhe veprimet proceduriale hetimore.

Shtetasi Kasandër Noga, i datëlindjes 1977, është dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim në tre raste, nga të cilat i kanë mbetur edhe 15 vjet, 3 muaj dhe 27 ditë për të kryer dënimin.

Nga kryerja e veprimeve paraprake hetimore, ka rezultuar se ka shkelje në dhënien e kësaj leje, si dhe nuk janë respektuar kërkesat ligjore. I dënuari ka kërkuar leje për të takuar nënën e tij, me pretendimin se ajo ishte e sëmurë, por nga verifikimi i epikrizës së gjendjes shëndetësore të nënës së të dënuarit rezulton se dokumenti është fals. Kjo, pasi një nga mjekët e komisionit të aprovimit të epikrizës, gjendet aktualisht jashtë shtetit.

Sa më sipër, Ministria e Drejtësisë ngriti një grup hetimor dhe një grup inspektimi të veçantë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kryesuar nga drejtori Artur Zoto, të cilët konkluduan paligjshmërinë në dhënien e lejes së veçantë dhënë të dënuarit K. Noga. Gjithashtu, u bë referimi i veprës penale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit të Kavajës për ish-drejtorin Tusha dhe mjekun Haxhi, për veprën penale “shpërdorim detyre”, të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Referimi i veprës penale për veprën e falsifikimit të dokumentave u bë edhe për familjarin e të dënuarit Noga, i cili ka dorëzuar epikrizën e rreme në këtë institucion.

Vazhdon puna për sqarimin e rrethanave në të cilat është dhënë epikriza nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. 
 
Ministri Naço po kalon në procedim disiplinor edhe stafin e SHKB (Shërbimin e Kontrollit të Burgjeve). Procedimi për stafin e SHKB bëhet për apati në kryerjen e procedimeve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë