TIRANE- Pas pezullimit nga detyra e Shefit të Komisariatit numër 2 në kryeqytet Ilir Proda, zbardhet edhe arsyeja e marrjes së kësaj mase. Pezullimi i Prodës mësohet se ka ardhur pas hetimeve të SHKB, pasi ish-shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, ka shkelur procedurat e ndjekjes së një kallëzimi sipas numrit unik.
 
Sipas SHKB, “Ilir Proda, në vend të kallëzimit ka thirrur palët për ballafaqim. Ndërsa dyshohet se Proda ka dhunuar kallëzuesen dhe denoncuesin.
 
Në përfundim të hetimeve, sipas Policisë së Tiranës vendoset edhe për shkarkimin e Prodës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)