TIRANE- Komandanti i Policisë në Qytetin Studenti në Tiranë është pezulluar nga detyra pasditen e sotme. Pezullimi i tij vjen në një kohë kur në gjithë vendin po zhvillohet aksioni kundër pikave të paligjshme të lojërave të fatit.

Komandanti i Policisë në Qytetin Studenti Arsen Sinomataj nuk ka zbatuar urdhrin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për zhvillimin e kontrolleve tek pikat e basteve dhe kazinotë në këtë zonë.

Ndërsa nga kontrollet e zhvilluara deri më tani në zonën e Qytetit Studenti, janë bllokuar 150 pika të paligjshme bastesh, të cilat ushtronin aktivitetin e tyre jashtë kritereve të përcaktuara në ligj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)