Ambasada greke në Tiranë njofton se është pezulluar lëshimi i vizave nga konsullatat në Shqipëri prej masave kufizuese të pandemisë së COVID-19.

Ajo fton qytetarët aplikantë që kanë dëshirë të tërheqin pasaportat e tyre pasi viza nuk do t'u jepet momentalisht. Për këtë procedurë ata duhet të kontaktojnë autoritetet konsullore.

Njoftimi nga Ambasada Greke:

Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore.