Pezullohet punonjësi i policisë në Kukës, favorizonte të afërmit dhe miqtë të mos gjobiteshin nga policia dhe të mos kontrolloheshin

Pezullohet punonjësi i policisë në Kukës, favorizonte të afërmit dhe miqtë të mos gjobiteshin nga policia dhe të mos kontrolloheshin

Foto ilustruese

Prokuroria e Kukësit kërkon pezullimin nga detyra të punonjësit të policisë K.K.

Ky punonjës policie me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe interurban në DVP Kukës, favorizonte persona që njihte me qëllim që të mos gjobiten apo të kalojnë pa u kontrolluar nga policia.

Prokuroria kërkoi që ndaj tij të vihet masa e sigurisë ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’.

Lidhur me këtë kërkesë të Prokurorisë, Gjykata vendosi pezullimin nga detyra të K.K., ndërkohë që vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

Kjo masë ndaj këtij punonjës policie u kërkua nga Prokuroria e Kukësi, pas një bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore dhe nga vëzhgimet ambientale dhe inerceptimet telefonike, pas të cilave u krijua dyshimi i arsyeshëm që K.K. shfrytëzonte detyrën e tij për të favorizuar persona të tjerë.

'Në kuadër të hetimeve lidhur me procedimin penal nr.78 të vitit 2024 në bashkëpunim me Agjencinë e Mnikëqyrjes Policore (AMP) nga vëzhgimet ambientale dhe inerceptimet telefonike krijohet dyshimi i arsyseshëm që punonjësi i policisë K. K. duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona që njeh me qëllim që të mos gjobiten apo të kalojnë pa u kontrolluar nga policia.', thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin