Në përpjekje për t’u imunizuar kundër COVID-19, mijëra shtete po luftojnë të sigurojnë dozat e vaksinave anti-COVID. Duke e parë të gjithë shpresën e shpëtimit me vaksinat, shumë qytetarë më mbarë botën mund të bien edhe pre e mashtrimit.
Një lajm i tillë është konfirmuar nga kompania amerikane e prodhimit të vaksinave Pfizer në një deklaratë për mediat, ku është bërë me dije se në Meksikë dhe Poloni janë identifikuar doza false të kësaj vaksine duke nënvizuar se kriminelët po shfrytëzojnë fushatën e vaksinimit në të gjithë botën.
Rreth 80 njerëz në një klinikë Meksikë kanë marrë dozën false të vaksinës, fatmirësisht nuk është raportuar për probleme shëndetësore. Ndërkohë që autoritetet polake thanë se askush nuk kishte marrë vaksinën e falsifikuar, pasi dozat false u sekuestruan në kohë në banesën e një personi.
Paralajmërimin për një situatë të tillë e kishte dhënë dhe OBSH-ja e cila në muajin shkurt, kur theksoi se kjo situatë mund të keqpërdoret nga kriminelët.
Dozat e rreme të vaksinave mund të jenë të lehta për t’u dalluar nga ato reale, shprehen ekspertët, sepse ato që janë legjitime për momentin ofrohen vetëm nga autoritetet shtetërore duke shtuar se të gjitha vaksinat që mund të ofrohen në faqet në internet janë false e potencialisht të dëmshme.
Interpol në anën tjetër ka konfiskuar mijëra shishka të vaksinës së falsifikuar të koronavirusit në fillim të këtij viti në Afrikën e Jugut dhe Kinë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.3%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik 2024, 11:36
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill 2024, 20:25
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Varianti Omicron qarkullon në ajër, Komisioni Evropian autorizon vaksinën e përditësuar të Pfizer-it
1 Shtator 2023, 11:52
-
VIDEOLAJM/ Fabrika e Pfizer goditet nga tornado, shikoni si është shkatërruar
20 Korrik 2023, 17:25
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01