Kompania farmaceutike amerikane Pfizer po u kërkon enteve rregullatore që të autorizojnë vaksinën e saj COVID-19 për fëmijët nën 5 vjeç, me doza shumë të ulëta. Nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave e miraton kërkesën, fëmijët e vegjël mund të fillojnë të imunizohen në fillim të muajit mars.
Vaksinat Pfizer për fëmijë nga 6 muaj në 5 vjeç përmbajnë vetëm një të dhjetën e dozës së dhënë për të rriturit. Në Shtetet e Bashkuara ka 19 milionë fëmijë nën 5 vjeç, grupi i vetëm që nuk kualifikohet ende për vaksinim kundër koronavirusit.
Shumë prindër kanë ushtruar trysni për një zgjerim të imunizimit edhe tek fëmijët më të vegjël, veçanërisht pas një rritje të numrit të shtrimeve në spital për shkak të variantit Omicron.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha të martën se grupi i ekspertëve të pavarur do të mblidhet në mes të muajit shkurt për të analizuar të dhënat e kompanisë Pfizer.
Agjencia nuk është e detyruar të zbatojë vendimin e grupit të ekspertëve, por sugjerimi i tyre është një hap kyç në verifikimin publik të sigurisë dhe efektivitetit të vaksinës.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave mund ta marrë vendim përfundimtar brenda muajit, por fjala e fundit mbi këtë çështje i takon Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja italiane vdes nga miokarditi, ishte shtruar në spital për Covid
27 Gusht 2024, 14:10
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht 2024, 16:43
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht 2024, 21:51
-
Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid
6 Gusht 2024, 18:04
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik 2024, 11:36
-
2023-shi “mbushi” spitalet! Rreth 30 mijë persona më tepër të shtruar! Kryeson “zemra”
24 Maj 2024, 17:10
-
AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor
30 Prill 2024, 20:05
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill 2024, 20:16