Pfizer/BioNTech nis provat klinike për vaksinën kundër variantit 'Omicron'

Vaksina Pfizer

Vaksina Pfizer

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është veçanërisht për variantin Omicron të koronavirusit. Kjo pasi varianti Omicron duket se shmang mbrojtjen e ofruar nga marrja e dy dozave të vaksinës.

Kompanitë thanë se kanë në plan të testojnë përgjigjen imunitare të këtij versioni të ri të vaksinës për Omicron si përmes dhënies së tri vaksinave te personat e pavaksinuar, por po ashtu edhe përmes dhënies së dozës përforcuese te njerëzit që kanë marrë dy dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Po ashtu do të testohet edhe doza e katërt e vaksinës ekzistuese dhe doza e katërt e vaksinës që ka në shënjestër Omicronin te personat që para gjashtë muajve janë vaksinuar me tri doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kompanitë po ashtu planifikojnë të studiojnë sigurinë dhe tolerancën e dozave në mbi 1,400 persona që janë regjistruar për të marrë pjesë në këto prova.

“Ndërsa studimet aktuale dhe të dhënat reale thonë se dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje të lartë kundër sëmurjes së rëndë dhe hospitalizimeve nga Omicroni, ne e dimë se duhet të përgatitemi që nëse mbrojtja nga vaksina zbehet me kalimin e kohës dhe për të ndihmuar në shënjestrimin e Omicronit dhe varianteve të reja në të ardhmen”, tha Kathrin Jansen, që udhëheq departamentin për hulumtime dhe zhvillim të vaksinave në Pfizer.

Pfizer tha se regjimi me dy doza të vaksinës origjinale mund të mos ofrojë mbrojtje të mjaftueshme kundër infektimeve me variantin Omicron. Megjithatë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se marrja e tri dozave të Pfizer/BioNTech dhe Moderna ofrojnë 90 për qind mbrojtje nga hospitalizimet./REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

10 mln euro grante për Start Up-et për sipërmarrësit e rinj, ministrja Bilali në ‘Pa Protokoll’: Aplikimet të hapura që nga 16 maji, ja 3 kategoritë që përfitojnë