Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'

Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'

Stërvitje e përbashkët ushtarake

Koreja e Veriut kritikoi stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë këtë muaj, duke deklaruar se stërvitje të tilla tregojnë se këto vende po krijojnë një "veriant aziatik të NATO-s", siç njoftoi media shtetërore koreanoveriore.

Të enjten, tre vendet nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake, nën emrin “Freedom Edge”, ku u përfshi edhe aeroplanmbajtësja amerikane Theodore Roosevelt.

Udhëheqësit e tre vendeve ranë dakord në një takim të nivelit të lartë vitin e kaluar për të forcuar bashkëpunimin ushtarak mes tensioneve në Gadishullin Korean të nxitura nga kërcënimet bërthamore të Phenianit.

Koreja e Veriut nuk do të injorojë forcimin e bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatët e tij dhe do të mbrojë paqen rajonale duke u përgjigjur në mënyrë agresive dhe të gjerë, tha në deklaratë Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

Pheniani tha gjithashtu se Uashingtoni po vazhdonte përpjekjet për të lidhur Korenë e Jugut dhe Japoninë me NATO-n duke shtuar se përpjekjet e Seulit për të furnizuar me armë Ukrainën janë një shembull për këtë.

Koreja e Jugut tha se stërvitja u krye në përgjigje të programit bërthamor dhe me raketa nga Pheniani.

Koreja e Jugut tha se do shqyrtonte përsëri mundësinë për ta furnizuar direkt me armë Ukrainën në shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje që u firmos nga presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Seuli dhe Uashingtoni kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka furnizuar Rusinë më armë që po përdoren për luftën në Ukrainë. Si Moska ashtu dhe Pheniani e kanë mohuar një gjë të tillë./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet