Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, Muho përfundon në spital! Në atentatin e dështuar vdiq shoku i tij Armandi Nelaj

Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, Muho përfundon në spital! Në atentatin e dështuar vdiq shoku i tij Armandi Nelaj

Biznesmeni Eridion Muho

Biznesmeni Eridion Muho që u arrestua për atentatin e dështuar në Sarandë, ku aksidentalisht vdiq miku i tij Armandi Nelaj ka shfaqur shqetësime shëndetësore, ndaj nuk është siguruar dëshmia e plotë.

Nw momentin e arrestimit ai ka mohuar autorësinë, ndërsa hetuesit dyshojnë se Muho për shkak të konkurrencës në biznes ka tentuar të hedhë në erë tragetin “Fenikas Lines” të linjës Sarandë-Korfuz.

Një ditë pas arrestimit, Eridion Muho, ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Sarandës. 35-vjeçari u prangos për atentatin e dështuar në tragetin e linjës Sarandë-Korfuz, ku mbeti i vdekur miku i tij, Armandi Nelaj.

Për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është siguruar dëshmia e plote, por paraprakisht Muho ka mohuar bashkëpunimin në krim. Policia ka analizuar kamerat e sigurisë dhe janë kryesisht pamjet, prova kryesore që e lidhin Muhon me aktin e dështuar të vendosjes së eksplozivit.

Burime nga grupi hetimor thanë për Report Tv se Armandi Nelaj më datë 24 qershor në mbrëmje ishte nisur nga porti i Sarandës me një mjet të vogël lundrues drejt tragetit të pasagjerëve “Fenikas Lines”. 52-vjeçari ka tentuar të hedhë në erë tragetin për arsye konkurrence, por në momentin që është afruar për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Ëelcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin. Kjo rezultoi fatale për të!

Ndërsa miku i tij Eridion Muho u arrestua një muaj pas ngjarjes pasi dyshohet se ka organizuar gjithë skenarin për arsye konkurrence. 35-vjecari merret kryesisht me biznese në fushën e turizmit dhe në QKR rezulton pronar i anijes “Saranda Express” që operon linjën Sarandë-Korfuz dhe agjencisë “Erdano Tours”. Në zgjedhjet parlamentare 2021 ka qenë kandidat për deputet në siglën e partisë Lëvizja për Ndryshim të Jozefina Topallit. Ndërsa viktima Armandi Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh, pronar i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se Erdion Muho prej shumë kohësh ka pasur konflikte me Andrea Qirjakon, pronar i “Fenikas Lines”, i linjes se trageteve Sarandë-Korfuz. Këto konflikte nuk u shuan asnjëherë mes tyre, duke çuar deri në tentativën për vendosjen e tritolit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:38
Tentativa për të hedhur në erë tragetin Sarandë-Korfuz, Gjykata cakton masën 'Arrest në burg' për biznesmenin Eridion Muho

1722249341_finalprojekt.00423016.Still263.jpg

Gjykata e Sarandës ka caktuar  “Arrest në burg” për biznesmenin Erdion Muho, të dyshuar për veprën penale “shkatërrim prone me eksploziv” në bashkëpunim mbetur në tentativë. Seanca në ngarkim të tij u zhvillua në Spitalin e Sarandës, ku Muho mbahet i izoluar prej ndalimit të tij mbrëmjen e 28 korrikut, për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjyqtari Alban Veçani ka cilësuar të ligjshëm  ndalimin e tij dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai ka pranuar kërkesën e Prokurores Besiana Sadikaj, e cila ka ngritur akuzë pas 1 muaj hetime në ngarkim të Muhos.

Gjatë gjithë seancës së caktimit të masës së sigurisë, Muho ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës duke u shprehur se "nuk kam lidhje fare me ngjarjen. Madje atë natë kam qenë në Korfuz. Nuk jam fajtor për çfarë ka ndodhur. Me Armandi Nelajn, si sarandiot i vjetër unë dhe ai, njihemi, por deri kaq, jo më shumë aq më tepër të kem bashkëpunuar me të. Asnjëherë nuk kam diskutuar me të për një veprim të tillë. Pra nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen dhe motivet që dyshon Prokuroria”.

Avokati mbrojtës, Agron Lamaj, ndërsa është shprehur se klienti i tij është i pafajshëm, njëherazi i kërkoi trupit gjykues, që për klientin e tij të merret një masë më të lehtë, si ai i “arrestit në shtëpi”, për faktin se ai nuk mund të largohet nga Saranda dhe se është i gatshëm të jetë pranë organit të akuzës sa herë ta kërkojnë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nini bules: 30/07/2024 16:04

    Çami i pabese tani ben si i semure. Fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin