Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'
Stërvitje e përbashkët ushtarake
Koreja e Veriut kritikoi stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë këtë muaj, duke deklaruar se stërvitje të tilla tregojnë se këto vende po krijojnë një "veriant aziatik të NATO-s", siç njoftoi media shtetërore koreanoveriore.
Të enjten, tre vendet nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake, nën emrin “Freedom Edge”, ku u përfshi edhe aeroplanmbajtësja amerikane Theodore Roosevelt.
Udhëheqësit e tre vendeve ranë dakord në një takim të nivelit të lartë vitin e kaluar për të forcuar bashkëpunimin ushtarak mes tensioneve në Gadishullin Korean të nxitura nga kërcënimet bërthamore të Phenianit.
Koreja e Veriut nuk do të injorojë forcimin e bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatët e tij dhe do të mbrojë paqen rajonale duke u përgjigjur në mënyrë agresive dhe të gjerë, tha në deklaratë Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.
Pheniani tha gjithashtu se Uashingtoni po vazhdonte përpjekjet për të lidhur Korenë e Jugut dhe Japoninë me NATO-n duke shtuar se përpjekjet e Seulit për të furnizuar me armë Ukrainën janë një shembull për këtë.
Koreja e Jugut tha se stërvitja u krye në përgjigje të programit bërthamor dhe me raketa nga Pheniani.
Koreja e Jugut tha se do shqyrtonte përsëri mundësinë për ta furnizuar direkt me armë Ukrainën në shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje që u firmos nga presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Seuli dhe Uashingtoni kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka furnizuar Rusinë më armë që po përdoren për luftën në Ukrainë. Si Moska ashtu dhe Pheniani e kanë mohuar një gjë të tillë./ VOA
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79.1%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 2489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme
29 Qershor, 21:44
-
Hill: Dialogu Prishtinë-Beograd, duhet përpjekje e vërtetë për progres
29 Qershor, 12:10
-
Kush mund ta zërë vendin e Joe Biden? Harris, Newsom, Whitmer dhe sugjerimi i përjetshëm Michelle Obama
29 Qershor, 09:58
-
Kreshnik Spahiu: Ju tregoj se si funksiononte Drejtësia në kohën e Berishës dhe pse SHBA-të e izoluan!
29 Qershor, 09:15
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, 'New York Times' i kërkon Bidenit të tërhiqet nga gara
29 Qershor, 08:19
-
'Nuk debatoj më aq mirë si dikur!' Biden pranon mangësitë, por deklaron: Trump do ta shkatërrojë demokracinë tonë unë do ta mbroj
29 Qershor, 07:05
-
U kritikua për debatin e dobët me Trump, Obama mbështet Biden: Netë të këqija në debat ndodhin
28 Qershor, 22:43
-
Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e zotit Biden në debatin e parë presidencial
28 Qershor, 16:50
-
Shkruhet historia në NBA, LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre
28 Qershor, 15:39
-
E pabesueshme, gropa gjigande hapet mes fushave të futbollit (VIDEO)
28 Qershor, 11:36
-
Balla me Kryetarin të Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, bëjnë bashkë shqiponjën
28 Qershor, 08:35
-
Debati i parë presidencial Biden- Trump i mbushur me gabime! Presidenti akuzon rivalin për pagesat ndaj aktores pornografike, ish-Presidenti i kujton të birin e dënuar
28 Qershor, 07:21