Pas vdekjes së njerëzve të famshëm një gjë që tërheq vëmendjen është testamenti i tyre.
Sipas faqes së internetit TMZ, Philip Seymour Hoffman ia ka lënë të gjithë pasurinë e tij partneres së tij misterioze Mimi O’Donnell.
Sipas faqes në fjalë aktori i ndjerë e kishte shkruar testamentin që në vitin 2004 dhe ka lënë atje udhëzime të rrepta për djalin e tij Cooper.
Testamenti kërkon që djali i tij 10-vjeçar të rritet në Manhatan, në mënyrë që të bashkëjetojë me kulturën, artin dhe arkitekturën që qyteti ofron.

Nëse kërkesa e tij nuk mund të plotësohet, atëherë Hoffman kërkon që djali të jetojë në Çikago ose në San Francisko.
Nëse dy qytetet nuk bëhen shtëpitë e tij, ai shpreson që Cooper do t’i vizitojë ato të paktën dy herë në vit.
Edhe pse Hollivudi është një lokalitet që vizitohej shpesh nga aktori, ai nuk përmendet në testament.
Afërsia e Hoffman me të birin ka qenë mjaft e madhe dhe indjeri është parë shpesh duke ndjekur ndeshjet e basketbollit me Cooper.
(b.tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com