Festivali Ndërkombëtar i pianistëve, “PIANODROM”, do të startojë në datën 12 tetor 2013 deri 14 Janar 2014 dhe do të sjellë në Shqipëri disa nga pianistët më të njohur të skenave botërore, ndër të cilët është edhe shqiptari Desar Sulejmani që vjen nga Gjermania.
Pianisti Sulejmani rikthehet në Shqipëri për një turne disaditor. Më 24 tetor ai do të luajë muzikë pianistike në kuadër të Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Pianos “Pianodrom 2013”, nën kujdesin dhe ideimin e kompozitorit Aleksandër Peçi.
Më pas, Desari do të performojë së bashku me sopranon gjermane Caroline Isabel Merz në kuadër të Tetorit Gjerman dhe me studentët e degës së Kantos dhe Pianos në Universitetin e Arteve Tiranë.
Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com