TURQI - Pianistit turk me famë botërore Fazil Say i është dhënë një dënim prej 10 muajsh burg për fyerje ndaj vlerave myslimane.
Një gjykatë e Stambollit e shpalli fajtor pasi kishte postuar në rrjetin social Tëittter disa shkrime, që për prokurorët janë fyese për islamin.
Ndonëse pianisti nuk ishte i pranishëm në gjykatë ku u dha dhe dënimi për të, ai ka mohuar akuzat duke thënë se ato ishin të motivuara politikisht.
Ky rast ka ripërtërirë shqetësimin rreth ndikimit të fesë në politikë në Turqi.
Duke treguar për ndjekjen penale të disa artistëve dhe intelektualëve për të shprehur pikëpamjet e tyre, kritikët kanë akuzuar Partinë qeverisëse AK për prishjen e vlerave laike të Turqisë dhe mbështetur më shumë sec duhet islamikët.
Pianisti i njohur është ndeshur me akuzat e prokurorëve, që prej qershorit të kaluar dhe mund të përballet me një dënim maksimal prej 18 muajsh burg.
Fazil Say 43 vjeç, ka luajtur me Filharmoninë e Nju Jorkut, në Orkestrën Simfonike të Berlinit dhe në shumë të tjerë dhe ka shërbyer si një ambasador i kulturës për BE-në.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com