TIRANE, 13 Nentor/ATSH/-Kryevepra botërore janë interpretuar në skenën e Universitetit të Arteve në koncertin "Rrugëtim përmes tingujve"nga pianistja e talentuar, Klejda Tare.  E njohur për elegancën femërore, finesën, poetikën dhe pasionin, në këtë koncert pianistja Tare vjen në kuadër të festivalit ndërkombëtar "Pianodrom".  Në kuadër të këtij eventi, pianistja Tare ka luajtur vepra nga Tonin Harapi apo Prokofjev - Baleti Cinderella / Liszt - Waltz from  Faust.
Pianistja Klejda Tare ka lindur në Korçë dhe është diplomuar me "Medalje Ari" në Akademinë e Arteve. Është instrumentiste dhe lektore në Universitetin e Arteve, dega Piano në Tiranë  si dhe zhvillon një aktivitet të pasur muzikor.   Në tetor 2013 është nominuese në Çmimet Kult  në kategorinë " Instrumenti me i mirë i vitit 2012". Është një instrumentiste mjaft aktive në jetën koncertale të vendit. Këtë aktivitet e ka nisur që në moshë të vogël në qytetin e saj të lindjes.
Ka dhënë mjaft koncerte recitale, ku veçojmë ato në sallën e Akademisë së Arteve,  në stinën Vjeshta e Tiranës 2005, në Ambasadën Gjermane, në TOB, në Teatrin Kombëtar, në Pallatin e Kulturës - Korçë në Durrës,  në teatrot e Fierit dhe të Vlorës, në Gjakovë, Prishtinë, etj. Në mars të 2013, ka realizuar tre koncerte në Zielona Gora - Poloni, 2 prej të cilëve me Filarmonine e Zielona Goras dhe një koncert recital.
Në korrik 2010,ftohet të japë koncert recital në Umbria Estate Festival, Assisi - Itali.Është ekzekutuese e mjaft veprave premierë në Shqipëri, si në gjininë solistike, ashtu dhe në muzikën e dhomës. Ka marrë pjesë në mjaft konkurse kombëtare e ndërkombëtare ku i janë akorduar Çmime të I, II, III, etj. Përmendim cmimin e parë në konkursin e pianistëve të rinj në 1995, çmimi i parë dhe Pianoja e Arte në konkursin Këngët e Tokës në 2002, çmimi i dytë Tonin Harapi 1996, etj.
Muzika e dhomës është një tjetër zhanër ku bashkëpunon me instrumentistë dhe këngëtare shqiptarë dhe teëhuaj. Nga 1995 e në vazhdim merr pjese intensivisht në të gjitha masterklaset e zhvilluara në Shqipëri e jashtë saj ku gjithmonë merr vlerësime të larta. Përmendim  Prof. A. D. Vigne (Hollande) në Maqedoni, S. Milstein (Rusi) në Itali, Marta Schremplel (SHBA), Francesco Monopoli (Itali),  John Fergusson (SHBA), Till Engel (Gjermani). Në masterklaset e Tirana Music Festival 2008  me M. Carunchio (Argjentine) fiton një bursë studimi./a.gegvataj/