Pianistja Margarita Kristidhi për bashkëshortin, Piro Milkanin: Pasioni i tij për kinematografinë ka qenë i madh!

“Çekia është atdheu im i dytë”, do të na rrëfente Piro Milkani, pas vlerësimit me çmimin e mirënjohjes në Çeki, si “Njeri i përkushtuar” . Për këtë ambasadori çek në Tiranë, Jaroslav Ludva, bëri bashkë të gjithë ata shqiptarë, të cilët lidhjen me gjuhën edhe kulturën e këtij vendi e kanë të kahershme, që në rininë e tyre. Ambasadori Çek, gjatë fjalës së tij të mirëseardhjes  u shprehu mirënjohjen, duke thënë se: “Sot kemi një arsye speciale që jemi mbledh këtu, sepse Piro Milkani, u vlerësua me dekoratën më të lartë të Republikës Çeke, që jep Ministri i Punëve të Jashtme, “Njeriu i përkushtuar”. Ky vlerësim u jepet vetëm pak personaliteteve, të cilët kanë pasur në maksimum meritën e propagandimit të emrit të mirë të Republikës Çeke në botë. Shumë rrallë ndodh që këtë vlerësim ta marrë një qytetar jo çek. Por kjo ndodhi me Piro Milkanin, bashkëstudentin tuaj në Prag. Kam qenë pjesë e këtij dekorimi edhe ishte një aksion i madh, ku morën pjesë personalitete nga vende të ndryshme, Gjermania, ShBA-a apo edhe Irani. E bëri për Çekinë, për Shqipërinë edhe për ju, që të gjithë bëni një shoqëri...”, shprehet Jaroslav Ludva, ambasadori  i Çekisë në Tiranë.

Edhe për kryetaren e shoqatës “Miqtë e Çekisë”, Marika Dhonati, ky vlerësim është i madh për të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar në kulturën çeke.

Në këtë takim, e shoqëronte edhe bashkëshortja e tij, pianistja Margarita Kristidhi ose ndryshe siç të gjithë e njohin, Bebi, e cila ka një jetë bashkë me Piro Milkanin. Ajo na rrëfen, se ky vlerësim për njeriun e përkushtuar është një sadisfaksion i madh

“Shikoj një njeri që vërtet e ka dashur me pasion kinematografinë, ka punuar shumë edhe këtë e kam ndjerë edhe unë, sepse më mungonte çdo vit nga shtëpia. Nga ana tjetër ka pasur shumë sadisfaksione, sepse gjithmonë ja kanë vlerësuar punën, edhe kjo është një gjë shumë e këndshme, për një njeri që punon. Ky çmim ka shumë rëndësi, sepse është një vlerësim si njeri që ka dhënë kontribut, që ka punuar”, shprehet bashkëshortja edhe pianistja Margarita Kristidhi.

Jeta e tyre, si dy artistë në një familje, pianistja na rrëfen se ka pasur vështirësitë e veta

“Në fillim pati shumë premtime të bukura, thoshte që kur do të bësh ti koncert, unë nuk do të bëjë punë, por nuk shkoi kështu, por pasioni i harronim vështirësitë. Edhe unë dhashë koncerte, kam qenë pedagoge etj”, shprehet pianistja.

Jetën, si bashkëshorte ambasadori, kur Milkani ishte në Çeki artistja e kujton kështu: “T’ju them të drejtën, për vitet që kam qenë ka qenë një gjë shumë e bukur, edhe interesante, por nuk do të doja kurrë që të isha grua ambasadori, se nuk bën dot profesionin tënd. Është shumë ë vështirë, që të ngjitesh si pianiste në një vend si Çekia”.

Nga krijimtaria artistike e Milkanit, pianistja veçon filmin “Zonja nga qyteti”.

“Të them të vërtetën filmi “Trishtimi i zonjës Shnajder” ishte shumë i ndjerë, por unë kam pëlqyer “Zonja nga qyteti”, përfundon pianistja.

Vlerësimi “Njeriu i përkushtuar” për vitin 2019 iu është dorëzuar vetëm 14 personaliteve nga e gjithë bota.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri