Muzika italiane ka qenë kryefjalë e mbrëmjes së kësaj kësaj të mërkure në edicionin e parë të festivalit Ndërkombëtar “Piaodrom”, në ambientet e Universitetit të Arteve. I ftuar special ishte pianisti i njohur italian Enrico Pieranunzi.

Pieranunzi i ka dhuruar publikut të pranishëm nota melodioze në piano nga krijimtaria e tij por më së shumti pjesë në piano nga filmat e kolosit të kinematografisë italiane Federico Fellenit.

Vetëm një ditë më parë për mikrofonin e A1 Report pianisti u shpreh entuziast për këtë nismë ku promovohet në nivele ndërkombëtare muzika për piano e shkruar nga gjidandë të muzikës klasike, jazz etj dhe e përcjell nga pianistë nga e gjithë bota si Franca, Italia, Spanja,Hollanda etj.

Performanca e pianistit të njohur italian në edicionin e parë të Pianodrom ka ardhur në kujdesin e veçantë të Institutit Italian të Kulturës.

Të pranishëm në këtë event muzikor ishin edhe Ministria e Kulturës Znj. Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues nga Ambasada italiane në Tiranë. Pianodrom do të vijojë edhe për netë të tjera duke mundësuar muzikën për piano edhe nga vende të tjera të botës ndër to dhe Shqipëria, i sjellë në kujdesin e veçantë të Aleksandër Peçit.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com