Picë klasike me domate, hudhër, borzilok e sallam

Përbërësit:

  • 160 gr miell
  • 1 lugë çaji maja e thatë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 90 ml ujë i vakët
  • 400 gr domate të konservuara ose të freskëta
  • 1 lugë gjelle salcë domateje
  • 1 thelpi hudhër
  • 4–5 gjethe borzilok
  • 1 lugë gjelle rigon
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji sheqer dhe pak kripë
  • 200 gr mocarela e grirë
  • Feta sallami pikant
  • Pak qepë e prerë hollë
  • Misër i ëmbël (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Përgatisim brumin e picës. Përziejmë miellin me majanë, sheqerin dhe kripën. Shtojmë vajin e ullirit dhe ujin e vakët. E punojmë për 8–10 minuta derisa brumi të bëhet i lëmuar dhe elastik. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për rreth 1 orë, derisa të dyfishojë vëllimin. Më pas e hapim në formë rrethore me diametër rreth 30 cm. Përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht hudhrën në vaj ulliri për rreth 30 sekonda. Shtojmë domatet e shtypura, salcën e domates, rigonin, borzilokun, sheqerin, kripën dhe piperin. E lëmë të zieje në zjarr të ulët për 15–20 minuta derisa salca të trashet. E lemë të ftohet para përdorimit. Mbi brumin e hapur të picës vendosim një shtresë me salcë, djathë mocarela, feta sallami, pak qepë të prerë hollë dhe misër nëse kemi. Ngrohim furrën në 200°C dhe vendosim picën të piqet për rreth 10 minuta, derisa baza të marrë ngjyrë të artë dhe djathi të shkrihet e të marrë pak ngjyrë.