Pija e shijshme e mbrëmjes
me uthull molle dhe kanellë
Këto ditë të ftohta kërkojnë receta interesante që shkojnë përtej atyre që jemi mësuar të përgatisim çdo vit. E tillë është edhe receta e uthullës së ngrohtë të mollës, e cila përgatitet shumë lehtë dhe shpejt.
Këto ditë të ftohta kërkojnë receta interesante që
shkojnë përtej atyre që jemi mësuar të përgatisim çdo vit. E tillë është edhe receta e uthullës së ngrohtë të mollës, e cila përgatitet shumë lehtë dhe shpejt. Nuk e keni lexuar gabim. Me uthull molle mund të përgatitet një pije e ngrohtë, e shijshme dhe befasuese.
Për përgatitjen e saj kërkohet padyshim mollë, uthull molle, erëza aromatike siç është kanella, por edhe agrume të ndryshme. Këto nuk janë përbërësit e vetëm të recetës, të cilën do e gjeni të zbardhur më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.
Përbërësit:1 ose dy mollë
Dy lugë çaji me fara karafili
Një portokall i prerë hollë
Katër gota me uthull molle
Çerek filxhani çaji me sheqer kaf
Një lugë çaji me erëza të përziera sipas dëshirës
3 shkopinj kanelle
Udhëzimet
Prijini portokallet në feta të holla.
Mollët ndajini në gjysmë.Në tulin e tyre dhe në pjesën e jashtme ngulni farat e karafilit
Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere mesatare dhe vendoseni në zjarr.
Lëreni të marrë një valë në zjarr të ngadaltë për rreth 10 minuta.
Gjatë kësaj kohe, aromat e përbërësve do të jenë ndërthurur mirë me njëra tjetrën.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni rum nëse dëshironi.
Lëngun kullojeni me një napë ose kullesë dhe hiqini mollët dhe portokallët.
Lëngun mund ta hidhni nëpër gota apo filxhanë dhe të shtoni nga një shkop kanelle në secilën prej tyre.
Koha e përgatitjes së kësaj recete është 20 minuta.
Me përbërësit e lartpërmendur mund të prodhoni lëng të ngrohtë e të shijshëm për 4 deri në 8 persona.
Kjo recetë ofron 229 kalori dhe shumë vitaminë C, përkatësisht 27 përqind.
Vitamina C është shumë e dobishme sidomos në këto ditë të ftohta, ndaj duhet të konsumoni sa më shumë ushqime dhe pije të pasura me këtë vitaminë.
AgroWeb.org ju këshillon që gjithsesi të mos e teproni me sasinë e kësaj pije, pra mund të pini një gotë në ditë.
AgroWeb.orgRedaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12631
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit
12 Janar, 14:41
-
Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura
12 Janar, 14:35
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur (VIDEO)
12 Janar, 14:24
-
Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit
12 Janar, 14:01
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri
12 Janar, 13:49
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra
12 Janar, 13:41
-
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
12 Janar, 13:41
-
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren
12 Janar, 13:35
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13
-
Tritol hotelit në Theth, pamjet e aksionit të policisë në mes të borës për arrestimin e autorit
12 Janar, 13:08
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)
12 Janar, 12:57