TIRANE- Pijet energjike nga 1 janari 2014 nuk do të jenë më pjesë e kategorisë "Pije Freskuese", por do të konsiderohen si produkte luksi duke u taksuar me akcizë. Kjo e fundit është përcaktuar që të jetë 50 lekë për litër, dhe sipas deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, kjo taksë nuk rrit ndjeshëm koston e tyre.
"Problemi i parë është ajo që unë ju kam kërkuar dhe këtu në komision, futjen nën regjimin e akcizës për pijët energjike, pra pijeve jo alkoolike që përmbajnë substancë stimuluese dhe shkaktojnë stimulim fizik dhe mendor, zakonisht përmbajnë kafeinë, taurin, vitamina, aromatizues. Për propozimin e parë niveli i akcizës për pijet energjike, propozimi im është 50 lek për litër."- tha Braçe sot në Komisionin e Ekonomisë ku mazhoranca votoi nen për nen paketën fiskale ndërkohë që opozita votoi kundër.
"Jemi dakord me propozimin pra 50 lek për litër, kjo është e jona në fakt ka në nevojë që të bëjmë dhe një saktësim termin pije energjike"- u shpreh Zv/ministër i Financave, Ervin Mete.
Televizioni “A1 Report” dhe Shqiptarja.com e ka ngritur këtë çështje edhe në kronikat e ditëve të fundit, për faktin se konsumi i pijeve energjike në vetëm 10 muaj është 9 milionë litra ose 27 milionë kanaçe. e kaluar e ish-kryeministrit Berisha e mbrojti mosfutjen e pijeve energjike në skemën e akcizës, duke favorizuar disa kompani të afërta me qeverinë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com