Pijet energjike nga 1 janari
2014 futen në skemën e akcizës

Pijet energjike nga 1 janari<br />2014 futen në skemën e akcizës
TIRANË - Pijet energjike njësoj si ato alkoolike dhe duhani do të jenë mallra të akcizës ose ndryshe produkte luksi nga 1 janari 2014. Deri më sot këto pije nuk ishin pjesë e fashës së akcizës, pasi qeveria e kaluar i kishte lënë ato njësoj si lëngjet e frutave dhe pijet freskuese.
 
Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë kjo çështje u diskutua nga deputetët në Komisjonin parlamentar të Ekonomisë, nisur nga konsumi mjaftë i lartë i tyre në vend.
 
 Televizioni “A1 Report” e ka ngritur këtë çështje edhe në kronikat e ditëve të funit, për të cilën ka marrë konfirmimin edhe nga vet ministri i Financave, se një gjë e tillë do të diskutohet.
 
Ndërkohë burime nga Komisioni i Ekonomisë i thanë sot “A1 Report” se, diskutimi për vendosjen e akcizës së pijeve energjike është vendosur dhe ai do të propozohet ditën e hënë gjatë mbledhjes së radhës. Në këtë mënyrë, maxhoranca do të propozojë futjen e akcizës në pijet energjike.
 
Deri tani qeveria e kaluar dhe ish-kryeministri Berisha e mbrojtën mosfutjen e pijeve energjike në skemën e akcizës, duke favorizuar kompanitë e afërta me ta.
 
Konsumi i pijeve energjike në vetëm 10 muaj është 9 milion litra ose 27 milionë copë kanaçe. Thënë ndryshe, çdo ditë konsumohen realtivisht 90 mijë kanoçe. Këto lëngje energjike përmbajnë sasi të madhe kafeine deri në 10 herë më të lartë se një filxhan kafe dhe që konsumohen më së shumti nga të rinjtë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit