Pijet me sheqer, "vrasëse" të
180 mijë personave në vit
Pijet me sheqer, janë shkaktare të rreth 180 mijë vdekjeve në vit, në mbarë botën. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard, i publikuar gjatë takimit vjetor të Shoqatës American Heart, për ushqimin dhe sëmundjet metabolike.
SHBA - Pijet me sheqer, janë shkaktare të rreth 180 mijë vdekjeve në vit, në mbarë botën. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard, i publikuar gjatë takimit vjetor të Shoqatës American Heart, për ushqimin dhe sëmundjet metabolike.
Kështu, sipas studimit, lëngjet e frutave, pijet me sheqer dhe me të gazuara, apo pijet energjike të ëmbla, janë përgjegjëse për vdekjen e rreth 500 personave në ditë.
"Konsumatorët e këtyre lloj pijeve, shkojnë shpejt drejt mbipeshës, duke rritur kështu rrezikun e sëmundjeve kronike të tilla si diabeti, sëmundje kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri", vëren studimi.
Ky hulumtim, ka lidhur konsumimin e pijeve me sheqer me rreth 133 mijë vdekje nga diabeti, 6 mijë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa rreth 44 mijë vdekje, sipas studimit kanë ndodhur nga kanceri, por një nga shkaqet mendohet të ketë qenë edhe konsumimi për një kohë të gjatë i pijeve me sheqer.
Sa i përket "gjeografisë" së vdekjeve, 78 për qind e tyre kanë ndodhur në vendet ku popullata ka të ardhura të mesme e të ulëta.
Shoqata "American Heart" u rekomandon konsumatorëve, që të konsumojnë jo më shumë se 450 kalori në javë me pije, që përmbajnë sheqer, por bazuar në një dietë prej 2.000 kalori.
Ajo që është më shqetësuese, lidhet me faktin se tek fëmijët, këto pije me përmbajtje sheqeri janë akoma më të dëmshme se tek të rriturit. Një studim tjetër nga Universiteti i Karolinës së Veriut vëren se konsumimi i pijeve të ëmbla si dhe me fruta, apo pijet energjike, shoqërohen edhe me ushqime jo të shëndetshme.
Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat nga 2003-2010. Hulumtuesit kanë ekzaminuar monstra nga 10.955 fëmijë të moshës 2 dhe 8 vjeç.
Si konkluzion ka dalë se pijet e ashtuquajtura të buta, pra lëngjet e frutave janë i japin kalori fëmijëve të grupmoshave 1-5 vjeç dhe 6 dhe 11 vjeç.
(l.n/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.1%
-
Të gabuar
21.5%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 671
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00