Pikante nga sfida, duartrokitet Iniesta
sherr Lila-Pike, Lenjani çohet në spital

Pikante nga sfida, duartrokitet Iniesta<br />sherr Lila-Pike, Lenjani çohet në spital
Në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër mes Shqipërisë dhe Spanjës ka pasur disa momente për t'u veçuar.
 
Pas daljes nga fusha në përfundim të pjesës së parë lojtari i ekipit kombëtar të futbollit, Ermir Lenjani është transportuar për në spital, pasi pësoi një të çarë në pjesën e veshit.
 
Lojtari nuk rrezikon, por për mjekim më të specializuar stafi mjekësor i kombëtares shqiptare, sipas TVSH, e ka dërguar në spital.
 
Në vendin e Lenjanit në fushë për kuqezinjtë është futur Aliji. Në fushë ka pasur edhe mjaft tension mes shqiptarëve dhe spanjollëve, por ai që ka spikatur më shumë ka qenë debati mes Pikesë dhe Lilës.
 
Ndërsa pavarësisht humbjes stadiumi i Shkodrës ka duartrokitur Iniestën dhe Ramosin në momentin që dolën nga fusha. 

Lila-Pike
Lila-Pike

Iniesta
Duartrokitet Iniesta

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi